Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë nga 1 shtatori

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë nga 1 shtatori

Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës do të hyjnë në grevë nga 1 shtatori, për shkak të mosrealizimit të pagave të mbetura për një pjesë të muajit korrik.

Njoftimi është bërë nga kreu i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili thotë se, pavarësisht njoftimeve dhe kërkesave të vazhdueshme, deri më tani nuk është gjetur zgjidhje për këtë çështje..

Sipas njoftimit, greva do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje dhe zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve.

FSPTSPK ka deklaruar se mbetet e hapur për dialog dhe për një zgjidhje të shpejtë të situatës.