Punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë nga sot kanë hyrë në grevë si pasojë e pagave të ulëta.
Ata kanë paralajmëruar vazhdim të grevës nëse nuk merren vendim për rritje page, ndërsa kanë kërcënuar edhe me largim nga puna nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
Në grevë që nga ora 8 e mëngjesit janë edhe gjashtë punëtorët teknik të Shkollës së Mesme Ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”, të cilët kërkojnë pagë rreth 400 euro.
Edhe punëtoret teknik të Shkollës së Mesme të Bujqësisë “Avdyl Frashëri” u janë bashkuar kësaj greve.