Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Punëtoret greviste të Kuvendit lihen jashtë, presin vendimin për punën e tyre

Punëtoret greviste të Kuvendit lihen jashtë, presin vendimin për punën e tyre

Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës, të cilat janë në grevë për rreth tre muaj, këtë të hënë u paraqitën sërish në Kuvend me dokumentet e tyre të punës, siç ishte kërkuar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci.

Megjithatë, siç raporton TV Dukagjini, edhe këtë herë, atyre nuk iu lejua hyrja në ambientet e institucionit.

Sipas punëtoreve, ato po presin publikimin e listës zyrtare, për të mësuar se cilat prej tyre do të mbeten në punë dhe cilat jo.

Ndërkohë, në oborrin e Kuvendit, tabelat me mbishkrimin “Jemi në grevë” janë hequr, duke dhënë sinjale se situata po shkon drejt një zgjidhjeje.

Nga brenda Kuvendit, është vërejtur prania e punëtoreve të reja teknike, të cilat janë punësuar nga e njëjta firmë kontraktuese e pastrimit, e kjo ka ndodhur pa asnjë paralajmërim të premten e javës së kaluar.

Kërkesa kryesore e grevistëve është rritja e pagës nga 250 euro në 550 euro, një kërkesë që, deri më tani, ka mbetur e paplotësuar.

Powered by WordPress