Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Punëtorët e KOSTT-it protestojnë sërish

Punëtorët e KOSTT-it protestojnë sërish

Punëtorët e KOSTT-it do të dalin sërish për të protestuar.

Protesta e radhës është ftuar për më 8 gusht, ora 10, para selisë së KOSTT-it në Prishtinë.

Arsyeja kryesore e protestës, sipas sindikatës, janë pagat e ulëta.

“Paga mesatare bazë në KOSTT është rritur vetëm për 10% që nga viti 2014, ndërsa inflacioni ka shkuar në 48% në bazë të statistikave zyrtare.

Në vend që të përmirësohet, fuqia blerëse e punëtorit ka rënë me mbi 240 € në muaj.

Kërkesat tona për trajtim të drejtë, rritje dinjitoze të pagave dhe kompensim për varfërimin e heshtur ndër vite janë injoruar nga menaxhmenti dhe bordi.

Të bashkuar, me dinjitet dhe zë të qartë:

Kërkojmë paga që reflektojnë realitetin ekonomik.

Kërkojmë vlerësim për punën e rrezikshme që bëjmë.

Kërkojmë të drejtat tona legjitime, të garantuara me ligj dhe me mundin tonë.

Të gjithë punëtorët, pa dallim pozite apo departamenti, janë të ftuar të marrin pjesë në këtë protestë të organizuar nga Sindikata jonë, në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të çdo punëtori të KOSTT-it.

Koha për të heshtur ka kaluar. Koha për të vepruar është tani.”, thuhet nga kjo sindikatë.