Shkurte Fejza është shpallur ”Këngëtarja më e mirë shqiptare në Turqi” në festivalin ”Best of Rumeli”.
Artistja shqiptare u zgjodh nga votat e publikut nga të gjitha vendet e Ballkanit ndërsa ishte e pranishme në Turqi, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Bilbili i këngës shqipe këndoi ”Mora fjalë” duke ngritur në këmbë publikun e pranishëm në sallë.
‘‘Çmimi -Këngëtarja më e mirë shqiptare -në Turqi 2024. Falenderim dhe mirënjohje për të gjithë ju shqiptarët që jetoni në Turqi që më votuat për këngëtare të vitit, ju që lindet e u rritet larg vendit të baballarëve dhe gjyshërve tuaj. Ju që gjuhën shqipe e mësuat nga ninullat e nënave tuaja dhe e ruajtët këtë gjuhë të bekuar përmes këngëve tona. Falemnderit edhe juve që edhe kur nuk e dini gjuhën shqipe por këngët e mia këndoni bashkë me mua siç ishte rasti mbrëmë. Me miliona keni votuar për mua dhe me miliona herë ju përshëndes dhe ju falënderoj”, ka shkruar Shkurte Fejza në rrjetet sociale.