Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Publikon pamje zyrtari i LDK-së: Gjendja në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, skandaloze

Publikon pamje zyrtari i LDK-së: Gjendja në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, skandaloze

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka publikuar pamje të magjistrales Prishtinë-Ferizaj të cilat i ka quajtur skandaloze.

Azemi ka thënë se edhe bizneset po preken prej kësaj, duke thënë se pamundësohet edhe qasja e klientëve.

“Dëgjova për së afërmi hallet e bizneseve, që mbushin buxhetin e shtetit dhe ankesat e tyre që nuk po iu zgjidhet ky problem.

Duhet ndërhyrje urgjente për këtë, sepse kriza e ndërrmarrësve thellohet.”, ka shkruar Azemi.

Postimi i plotë:

Gjendja aktuale në magjistralen Prishtinë- Ferizaj është skandaloze.

Shumë biznese të Ferizajt që operojnë përreth, po ballafaqohen me vështirësi të përditshme nga gropat e shumta dhe gjendja e tmerrshme e kësaj rruge nacionale. Por edhe më të tmerrshme gjendjen e bëjnë të reshurat e shiut, që depërtojnë në objektet e tyre dhe njëkohësisht ua pamundësojnë qasjen e klientëve në biznese.

Dëgjova për së afërmi hallet e bizneseve, që mbushin buxhetin e shtetit dhe ankesat e tyre që nuk po iu zgjidhet ky problem.

Duhet ndërhyrje urgjente për këtë, sepse kriza e ndërrmarrësve thellohet.


 

 

Themes by WordPress