Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Publikimi i bisedave mes Bislimit e Krasniqit, Daut Haradinaj: Kosova nuk e meriton këtë shkatërrim kolektiv

Publikimi i bisedave mes Bislimit e Krasniqit, Daut Haradinaj: Kosova nuk e meriton këtë shkatërrim kolektiv

Kandidati i për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas publikimit të bisedave mes zëvendëskryeministri, Bisnik Bislimi dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ku Bislimi kërkon që tenderi t’i jepet një kompanie që nuk i plotëson kushtet.

Haradinaj përmes një postimi tha se “Çfarë turpi kjo qeveri! Dje Albini tha se rryma në Kosovë është më e lira në Evropë. Dikur e pshtjellkte me filtra e bojlera, ndërsa sot banda energjetike ballkanike bisedojnë në grup në WhatsApp për shifra milionëshe në KEK”.

Sipas tij, parlamenti i ardhshëm duhet urgjentisht të krijojë një komision të veçantë hetimor për tri tema nacionale:

– Pse u anulua kontrata për ndërtimin e termocentralit të ri?

– Pse u anulua projekti i gazit amerikan në drejtim të Shkupit?

– Pse Kosova e prishi kontratën me Shqipërinë, ndërsa vazhdon me Serbinë (lexo: GEN-in)?.

Po ashtu, Haradinaj thekson se Kosova nuk e meriton këtë shkatërrim kolektiv.