Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Publikimi i Aktgjykimit, PDK i bën thirrje Kryesuesit që sa më shpejt të thërrasë seancën e radhës

Publikimi i Aktgjykimit, PDK i bën thirrje Kryesuesit që sa më shpejt të thërrasë seancën e radhës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të Aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Krasniqi ka thënë se ky është vendim i prerë dhe nuk ka më hapësirë për vonesa e as interpretime.

“I bëj thirrje Kryesuesit që ta thërrasë sa më shpejt seancën e radhës, në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.