Siç bëhet e ditur nga “Le Parisien PSG”, Paris Saint-Germain ka filluar të bëjë planet për sezonin e ardhshëm, dhe si duket në to nuk bën pjesë superylli argjentinas, Lionel Messi.
PSG thuhet se tani është duke e planifikuar 100% sezonin e ardhshëm pa prezencën e Messit në skuadër.
Krerët e kampionit francez e ndjejnë se bisedimet për një kontratë të re kanë dështuar pasi që Messi dëshiron më shumë para, por që kampi i yllit argjentinas e ka refuzuar këtë gjë.
Messi nuk pritet të jetë pjesë e PSG në sezonin e ardhshëm, ndërsa ka spekulime se ai mund të bëjë një rikthim sensacional te ish-skuadra e tij, Barcelona.
/TV Arbëria