Vendimi i Nikki Haley për tu larguar nga gara do të thotë se Donald Trump po shkon drejt asaj që pothuajse me siguri do të jetë një përballje e nëntorit me njeriun që e mundi atë në zgjedhjet e vitit 2020 – demokratin Joe Biden.
Po pse?
Haley kishte arritur fitore befasuese në Vermont, por ajo u zbeh në krahasim me 14 fitoret e ish-presidentit amerikan, raporton skynews.
Më herët në garën republikane, ajo kishte fituar gjithashtu vetëm një shtet, atë të Uashington DC, madje humbi pa rezultat në zgjedhjet paraprake në Nevada, ku Trump nuk ishte në fletëvotim.
Përballë presionit nga 77-vjeçari dhe republikanët e tjerë kryesorë për t’u larguar, Haley vazhdoi deri ditën e marte.
Rivalët e tjerë të Trumpit u larguan pas votimit të parë në Iowa, ku ish-presidenti regjistroi një fitore historike.