Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Pse të pini rregullisht kafe është mirë për sistemin kardiovaskular

Pse të pini rregullisht kafe është mirë për sistemin kardiovaskular

Një studim i ri ka zbuluar se pirja e rregullt e kafesë nuk çon në rrahje të tepërta të zemrës.

Studimi, që u krye nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë dhe San Franciskos, është më i madhi që dëshmon lidhjen mes kafesë dhe zemrës.

Udhëheqësi i hulumtimit, Gregory Marcus, tha: “Pretendimet e mëparshme se kafeina ndërhyn në ritmet kardiake duhet të rikonsiderohen, pasi kemi gjetur se, në fakt çokollata, kafeja dhe çaji kanë përfitime kardiovaskulare”.

Ekipi i hulumtuesve studiuan 1 mijë 300 njerëz, të moshës 72-vjeçare. Rreth 60 për qind e tyre treguan se pinë produkte me kafeinë çdo ditë.

Rezultatet e studimit treguan se pirja e rregullt e kafesë ndihmon sistemin kardiovaskular, ulë rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe nga faktorë të tjerë rreziku për sistemin kardiovaskular të tillë, si obeziteti dhe depresioni.

Powered by WordPress