Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pse takimet e opozitës me Kurtin nuk i konvenojnë Abdixhikut dhe as Hamzës sipas analistit Afrim Kasolli

Pse takimet e opozitës me Kurtin nuk i konvenojnë Abdixhikut dhe as Hamzës sipas analistit Afrim Kasolli

Analisti Afrim Kasolli ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosova, duke vënë në pikëpyetje qëndrimet e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në raport me takimet me kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin ARB Debat në TV Arbëria, Kasolli tha se mbetet e paqartë se si Abdixhiku do ta justifikojë këtë takim, duke pasur parasysh deklaratat e tij të mëhershme.

“Unë nuk e di se si sot do të justifikohet Abdixhiku për këtë takim, i cili para dy javësh deklaroi për kontraditat dhe sjelljet hipokrite të Kurtit,” u shpreh ai.

Sipas Kasollit, më herët Abdixhiku kishte kritikuar Kurtin se po i shfrytëzon takimet jo për të arritur një zgjidhje konsensuale për çështjen e presidentit, por për të forcuar narrativën e tij politike.

“Takimet e tilla i shfrytëzon jo për të ardhur deri te një zgjidhje konsensuale, por vetëm për ta përforcuar narracionin e tij se fajtor janë subjektet e tjera parlamentare,” theksoi analisti.

Kasolli vlerësoi se sfida kryesore tani mbetet se si këta aktorë politikë do të ballafaqohen publikisht me këto qëndrime që ai i cilësoi si kontradiktore.