Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Pse sot rezistenca ndaj anti-amerikanizmit është e “pamundur” në Kosovë? 

Pse sot rezistenca ndaj anti-amerikanizmit është e “pamundur” në Kosovë? 

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Se tjetërsimi strategjik i raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ishte bërë i  “pashmangshëm” vërehej  qartë,  sidomos pas “riaktivizimit” te Ambasadës Amarikane, kohën e fundit kundër sjelljeve të klasës politike në Kosovë, me theks të veçantë Qeverisë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti.

Megjithate, tashmë është po ashtu  evidente se e vetmja zgjidhje që ka mbetur në tavolinë mbetet formula nëse forcat “opozitare” do ta formojnë një qeveri duke e lënë në opozitë Albin Kurtin.

Mirëpo, një opsion i tille është i vonuar. Albin Kurti do ta shes këtë skenar si komplot te tyre për ta rifuqiziuar Listen Serbe. Dhe kjo ka gjasa te mëdha qe t’i përkthehet në fitore elektorale. Veçanërisht kur dihet se edhe pak muaj na ndajnë nga skadimi i mandatit te Presidentes. Dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme paralmanentare mund të bëhen domosdoshmëri.

Gjasat, ndonese nuk po them mundësitë për mrekulli, për një sukses më të madh “opozitar” kane qenë sikur ato pa humbur kohë ta formonin një Qeveri pas certfikimit të zgjedhjeve nacionale dhe deri kur të imponohej tema e Presidentit në Kuvend t’i mbanin disa nga premtimet elektorale. Në mënyrë që të bindej opionioni për aq sa është e mundur se ia ka vlejtur ajo formulë.

Por ato zgjodhen pritjen. Dhe pas sa e sa deshtimeve, në fund në vend te Albulena Haxhiut, ia dhanë si dhuratë Kosovës për Kryetar të Kuvendit, Dimal Bashen.

Po ashtu, te njëjtat iu nënshtruan lojës politike të Albin Kurtit, si ne KQZ edhe ne Kuvend te Kosoves, në raport me Listën Serbe. Arsyetimet e disa prej tyre se kemi votuar gabimisht janë më shumë se komike.

Është kjo qasje e tyre që sot e bënë te “pamundur” rezistencën ndaj anti-amerikanizmit. Sepse me nënshtrimin opozitar ndaj hegjemonise narrative te Albin Kurtit, të njëjtat ndikuan që amerikanizmi të shihet si mbështetje për Listën Serbe dhe Serbinë.

Ky është bilanci i një politike pasive te kushtëzuar nga kalkulimet se nevojitet vetëm të pritet momenti kur Albin Kurti do te thyhet publikisht me partnerët ndërkombëtarë dhe me automatizim sa hap e mbyll syte, do ta rifitojnë pushtetin. Ai moment erdhi. Por se bashku me të edhe shantazhi i dyfishtë dogmatik, se riparimi i atyre raporteve jetike, është po ashtu rifuqizim i Serbisë në Kosovë.