Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Pse s’kemi ambasador amerikan në Kosovë?

Pse s’kemi ambasador amerikan në Kosovë?

Nga Agron Hoti

“Puna e mirë shihet që në mëngjes” – thotë një fjalë popullore. Tyneherë, para se një ambasador amerikan ta përfundonte mandatin, e dinim ndoshta një vit më parë se kush do të ishte i riu.

E tash, kur Kosova – si asnjëherë më parë – është futur nën sanksione dhe izolim nga Perëndimi, s’e dimë se kush do të jetë ambasadori i ri.

E nëse Kosovën do ta udhëhiqte një qeveri antiamerikane që është interes para se gjithash evropian, serb e rus, atëherë në rastin më të mirë SHBA do të mund ta linte Kosovën vetëm me zv. ambasador, ndërsa në rastin më të keq do të mund ta tërhiqte tërësisht ambasadën nga Kosova siç po bën Kryetari Trump gjëkundi.

Uroj që të mos ndodhë as e para e as e dyta! Edhe pse e para veçse është duke ndodhur, mjerisht!