Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pse sipas Lajçak-ut qasja e Presidentes Osmani për dialog është e tejkaluar?

Pse sipas Lajçak-ut qasja e Presidentes Osmani për dialog është e tejkaluar?

Shkruan: Afrim Kasolli

Presidentja Vjosa Osmani, ka kohë që është duke kërkuar një qasje të re që Kosova duhet të ndjek në procesin e dialogut me Serbinë. Sipas saj, shteti i Kosovës iu qëndron obligimeve ndërkombëtare që i ka pranuar, si në Marrëveshjen bazë të Brukseli,t ashtu në aneksin e zbatimit të Ohrit, me theks të veçantë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mirëpo, nëse Serbia nuk i përfill obligimet saj, apo i saboton këto marrëveshje, sikur në rastin e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq, dërguar Bashkimit Evropian, në të cilën ajo konfirmon, se ka vija të kuqe kur është fjala për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, , atëherë vendi ynë mund t’i kthehet modelit të Ahtistarit 2.

Në këtë rast, Kosova do të pajtohej me aleatet për të përmbushur zotimet e veta, me kusht që ajo të përkrahej nga këta të fundit sa i përket agjendës së konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë dhe të mos mbetej peng i lojërave të Aleksandër Vuciqit. Pra në në qoftë se Kosova i zbaton të gjitha këto koncesione, atëherë cilat janë masat që do t’i ndërmarrë komuniteti ndërkombëtar për ta përkrahur Kosovën? Ta zëmë, a është NATO-ja në tavolinë? A është statusi i kandidatit dhe pastaj ecja shpejt drejt BE-së, bazuar edhe në reformat që i kemi bërë, në tavolinë?” kishte deklaruar ajo në një interviste për Zërin e Amerikës. Të njëjtin qëndrim thuajse e kishte përsëritur edhe në një intervistë tjetër për mediumin Evropa e Lirë ku kërkonte garancione të sigurisë nga partnerët ndërkombëtar për zbatimin e obligimeve të sipër cekura në mënyrë që të ndihmohej “Kosova edhe në rrafshin e njohjeve të reja dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”.

Në dallim nga ky qëndrim i të parës së shtetit, kryeministri Kurti, kishte deklaruare nuk “mund të kemi plan B nëse nuk respektohet plani A dhe nëse nuk ka vullnet të mirë dhe mirëbesim të palëve”. Sipas tij “Kosova e respekton marrëveshjen, por nuk mund të kemi partneritet në zbatim, përderisa ka mosrespektim”

Ndërkohë, mos pajtime me këtë strategji të presidentes Osmani ka shfaqur edhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në një interviste dje për Evropën e Lirë. Ai ka deklaruar se propozime të tilla nuk janë konform logjikës së procesit negociator që zhvillohet në Bruksel dhe se nuk është e vërtetë që Serbia është tërhequr nga Marrëveshja. Ajo vazhdon të jetë ligjërisht obliguese dhe e vlefshme në tërësinë e saj. Bashkimi Evropian e ka thënë këtë shumë herë. Dhe, po ashtu, të gjitha obligimet e Serbisë sipas Marrëveshjes tashmë janë inkorporuar në Kapitullin 35 të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE. Pra, ato janë, po ashtu, ligjërisht obliguese ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Kurse se cili do të jetë fundi i i këtij procesi u takon palëve të vendosin. Në këtë drejtim bashkësia ndërkombëtare vetëm e lehtëson dilalogun ndërmjet tyre, por fjalën përfundimtare do ta kenë ato vetë.

Megjithatë, duke qenë se fati ndërkombëtar i Kosovës, tash e tutje do të varet nga progresi në zbatimin e këtyre marrëveshjeve edhe nga Serbia, atëherë ka gjasa që Kosova të jetë futur në një rreth vicioz. Sepse kjo e fundit është e interesuar që ta mbajë sa më shumë peng shtetin e Kosovës, kurse në anën tjetër për shkak të interesave ekonomike të dy prej sponzorisueve kryesor të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, shteti serb gjithnjë e më shumë po afrohet ekonomikisht me vendet e BE-së./TVArbëria/

Themes by WordPress