Shkruan: Afrim Kasolli
Gjate dites se sotme eshte riaktivizuar tema e shumes prej 172 mije eurove qe ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i ka deponuar ne banke, pa e deklaruar preardhjen e tyre ne Agjencine per Anti-Korrupsion.
I njëjti eshte munduar te arsyetohet se kjo shume ishte nje ndihme financiare familjare pasi ai kishte nevojë per shpenzime shtesë, ngasebashkeshortja e tij nuk ishte ne pune. Edhe pse ne ate kohë Shpend Ahmeti ishte ne mandatin e dyte si kryetar i Komunes se Prishtines, cfare e bene pak te besueshme pandehmen se nuk ka mundur t’i përballojë presionet e jetes ekonomike, kur dihet se ka gezuar nje page te majme dhe privilegje tjera shtesë shtetërore.
Megjithatë, ne fund eshte Gjykata ajo qe vendos se a është me i qëndrueshëm pretendimi i Shpend Ahmetit apo i Prokurorisë, e cila ka kerkuar si burgosjen e tij ashtu edhe sekuestrimin e kësaj shume monetare.
Sidoqoftë, ajo qe bie ne sy per kete rast ka te beje me faktin se ai ka ndodhur vetem pasi Shpend Ahmetit ishte divorcuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe i kishte hyrë rrugës për ta ndërtuar një karrierë te pavarur politike nga Albin Kurti. Natyrisht, nese bëhet fjale per korrupsion, apo per bamiresi ne kete transaksion, do te verifikohet ne fund te ketij procesi gjyqësor.
Por nese vërtetohet e para, a nenkupton kjo se i njejti nuk ka mundur te korruptohej sa ishte pjese e Lëvizjes. Dhe vetëm clirimi nga tentakulat e saj ia ka lane duart e lira ne kete drejtim. Dhe ne fund a do të thotë kjo se Lëvizja Vetëvendosje eshte e pakorruptuar si formacion politik, prandaj edhe nuk gjejnë shtrat abuzime te tilla.
Përkundrazi, korrupsioni qe dominon ne kete parti eshte krejt tjeter nga subjektet tjera. Aty individët nuk janë te tille, sepse te njejtit duhet te angazhohen per te siguruar financa per partine, e jo per perfitimet individuale. Kjo edhe edhe eshte arsya qe shpeshherë individë qe kapen ne afera korruptive nga kjo parti mbrohen deri ne fund, ne dallim subjektet tjera qe ata margjinalizohehshin. Sepse ne rastin e dyte dihej qe ata kete po e benin per vete. Kurse ne te parin per forcimin financiar te subjektit. Prandaj edhe Lëvizja Vetëvendosje sot e kësaj dite vazhdon te jete formacioni me i pasur politik, sepse ajo i kanalizon fitimet per parti kurse subjektet tjera te kene individë te forte, por parti te dobeta.
Nga pikëpamja ligjore plaçkitja e një banke edhte krim dhe hajni. Por ajo dallon kur bëhet nga motivi per pasurim individual dhe sikur ne rastin e Stalinit qe ne kohen e carizimit e ushtronte këtë veprimtari per ta mirembajtur financiarisht partinë. Prandaj, edhe per këtë te fundit ai shihej si hero revolucionar dhe jo kriminel.