SHKRUAN: AFRIM KASOLLI
U.d. ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, me anë të një shkrimi sot ka treguar për nevojën urgjente që ka shteti yne te behet pjese e projekteve rajonale per importim te gazit amerikan. Siç dihet, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor i papërfshirë në projektet që zgjerojnë ndikimin energjetik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.
Sipas saj keto “projekte mund të sigurojnë burime energjetike amerikane për Kosovën. Gazi natyror i lëngshëm amerikan (GNL) do të mundësonte shtimin e llojllojshmërisë në furnizimin me energji, do të plotësonte burimet e brendshme energjetike të Kosovës dhe do të përbënte edhe një lidhje tjetër në partneritetin ekonomik në rritje ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës”
Në këtë kontekst, Kosova nuk mund ta shmang dilemën kryesore strategjike te administrates se presidentit Trump, qe “prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse”.
Ndërkohë, nga ajo qe deklaroi kryeministri Kurti, ka pak shpresa se nëse i njëjti e drejton Qeverinë do ta përkrah këte projekt. Ai e beri te ditur se ne planet e tij mbetet gazifikimi i qymyrit, po ashtu një mundesi tjeter e pavarësimit eneregjetik te vendit.
Se sa mund te realizohet ky projekt është tjeter teme. Por nese hipotekisht punohet ne drejtim te zbatimit te tij përsëri kjo qasje e Kosovës nuk do te ishte ne kundërshtim me planet e SHBA-ve per pavarësimin eneregjetik të Kosovës, si nga vendet rajonale ashtu edhe ne drejtim te minimit te ndikimit rus ne Evrope.
Para pak dite, nje dokument i ri i Departamentit amerikan të Shtetit mbi Ballkanin Perëndimor i bente thirrje Kosovës qe te punojë ne drejtim te “modernizimit te termocentraleve me qymyr si dhe te shqyrtonte projektet e gazifikimit të qymyrit në Kosovë”. Pra saktësisht sic edhe deklaroi sot kryeministri Kurti, se nder prioritet e tij energjetike mbetet gazifikimi i linjitit.