Shkruan: Afrim Kasolli
Kosova konsiderohet si njëri nga vendet më të varfëra në Evropë. Vetëm Moldavia është me keq se ne. Kështu të paktën konstaton raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitin 2025. Madje edhe Ukraina që ndodhet në vitin e pestë te luftes mbrojtëse kundër agresionit brutal rus ka performance më të mirë ekonomike.
Sipas këtij raporti, GDP-ja e Kosovës për kokë banori është 20.400 dollarë në “bazë të paritetit të fuqisë blerëse”, shteti moladav e ka 19.700 dollarë, kurse Ukraina 21,000 dollarë.
Për me shumë papunësia te të rinjtë vazhdon të jetë deri në 30 për qind.
Sidoqoftë, ketu duhet kujtuar një fakt bazik se kjo gjendje nuk është krijuar sot. Pra këto të dhëna bëjnë fjalë për një vit, kur pikërisht Kosova i ka mbajtur tri palë zgjedhje. Dy parlamentare dhe ato lokale.
Të parat u mbajtën me 9 shkurt. Kurse ato të jashtëzakonshme me 28 dhjetor nga te cilat partia në pushtet ne fund të një viti jo te mirë ekonomik ia doli qe ngris rezultatin e saj elektoral nga 42 per qind ne 50 për qind. Nderkaq, shtresa që më shumë se asnjë tjetër e mbështet Albin Kurtin është rinia, të cilën sipas raportit në fjalë e veçon një shkallë e lartë e papunësisë.
Këto paradokse kërkojnë një përgjigje poltike, para asaj ekonomike. Pra pse qytetarët e Kosovës po e fuqizojne atë pushtet që i ka lënë të fundit në Evrope. Përgjigjet e zakonshme të oponentëve të Kurtit janë se i njëjti i magjeps me propagandën dhe retorikën e tij, çfarë po ndikon që ata të mos e shohin realitetin e zymte me syte e mendjes.
Megjithatë, konsideroj se këto interpretime nuk janë te mjaftueshme. Mbase ka ardhur koha që edhe partitë opozitare t’ia shtrojnë vetes seriozisht këtë pyetje, se pse qytetarët e Kosovës pranojnë të varfëron por të mos i besojnë as opozitës se është alternativë ndaj Albin Kurtit?