Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Pse Putini po tundohet gjithnjë e më shumë nga lufta me Perëndimin?

Pse Putini po tundohet gjithnjë e më shumë nga lufta me Perëndimin?

Shkruan: Afrim Kasolli

Danimarka i është nënshtruar një sulmi serioz në infrastrukturën kritike me drone.

Për pasojë për një kohë autoritetet u detyruan ta mbyllin edhe Aeroportin e Kopenhagës. Kryeministri i këtij shteti ka deklaruar se ndonëse hetimet janë duke vazhduar, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Moska të jetë prapa ketij inkursioni.

Kremlini deri me tani i ka mohuar këto pretendime. Mirëpo, natyra e ekzekutimit te këtij operacioni nuk lënë shume dyshime, se prapa tij mund te jete Rusia.

Nese kjo vërtetohet atehere ky akt shenon nje shkelje tjeter flagrante te hapësirës se NATO-se, duke e eskaluar luften ndermjet Aleances dhe Rusise gjithnjë e me afer.

Ndërkohë, presidenti Trump ka deklauar se nëse avionët rusë shkelin hapësirën ajrore të shteteve anëtare, atëherë NATO duhet t’i rrëzoje ata.

Sa me shume qe Putin nuk mund t’i realizoje qellimet e Luftës ne Ukraine, aq me tepër do te tundohet nga konfrontimi global me Perëndimin. Ne fund te fundit, ne imagjinatën e tij, Rusia ashtu keshtu eshte duke luftuar kundër Perendimit. Ngase sipas ideoksinkrazive te tij, populli ukrainas do ta kishte pritur ate me lule dhe me krah hapur. Fakt ky qe tregon se si i njejti, sic pohon studiuesja e historisë, Anne Applebaum, nuk ka qene ne gjendje ta kuptoje identitetin modern demokratik te Ukraines dhe rezistencën kolektive qe e ngjallin pasione te tillq kolektive politike.

Me kete rast ne mendjen e tij te erret po gatuhet pandehma se pa fitore përfundimtare mbi boten demokratike nuk mund ta nenshtroje as Kievin.

Jane keto perceptime qe po shtrojne rrugen e nje katastrofe, qe ne fund nuk ka dyshim se humbese përfundimtare do te jete vete Rusia. Por jo pa pasoja edhe per botën tjetër. /TV Arbëria