Hisen Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vlerësuar se afrimi aktual i presidentes së vendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, po ndodh për shkak të ambicieve të Osmanit për një mandat tjetër.
Sipas tij, Osmani dhe Kurti janë dy persona të gatshëm të negociojnë mbi çdo normë kushtetuese dhe ta shkelin Kushtetutën vetëm për të realizuar synimet e tyre politike.
Ai më tej ka akuzuar Kurtin dhe Osmanin se kanë sulmuar qëllimshëm gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, për ta bërë këtë gjykatë jo funksionale.
“Ju e patë sulmin ndaj anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ishte çështje sigurie kombëtare, siç pretendonte presidentja, sepse për t’u bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ai kalon disa filtra. Sulmi ndaj këtij gjyqtari ishte thjesht për ta hendikepuar dhe për ta bërë jo funksionale Gjykatën Kushtetuese,” ka përfunduar Berisha.