Shkruan: Afrim Kasolli
Ajo që filloi si paralajmerim i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, se Evropa më nuk është fokus primar i SHBA-ve dhe vazhdoi me tensionet me Zëvendës presidentin JD Vance, në Samitin e Sigurisë ne Munih, me te drejte ka ngritur alarmin se a po merr fund “protektorati” amerikan mbi kontinentin e vjetër?
Nuk ka dyshim se reduktimi i prezencës së superfuqisë planetare te përtej Atlantikut do te jete i pashmangshëm. Madje, kjo kthesë ka pasur te ndodh edhe sikur te mos fitonte kandidati republikan Donald Trump.
Por kuptohet jo ne këtë mënyrë sensacionale dhe me truama politike. Sepse një zhvendosje e tillë është e lidhur me interesat strategjike të Uashingtonit. Madje këtu ka një qëndrim bipartizan ndërmjet dy partive politike, si asaj Republikane ashtu edhe Demokratike.
Mirëpo, siç kam shkruar edhe në të kaluarën, duke u bazuar në mendimin strategjik të shumë analistëve ndërkombëtare, kjo zhvendosje e Amerikës nga Evropa do të ndodh edhe sepse tashme e para i ka realizuar interesat e saj në truallin e se dytës. Por mjerisht këto konstatime paten rënë në vesh të shurdhër në ambientin tonë te kontaminuar publik nga zhurma e interesave meskine ditore politike. Dhe, sic ka pohuar, Justin Logan dhe Joshua Shifrinson, që nga fillimi interesi i SHBA-ve, në raport me kontinentin ka qene identik dhe i pandrysheshem. Pra për ta mbajtur pushtetin ekonomik dhe ushtarak të ndarë. Thjesht për ta penguar shfaqjen e një fuqie të vetme hegjemonike evropiane në mes të shumë shteteve. Pozitë kjo, që sot nuk mund ta plotësojë asnjë shtet i veçantë evropian. Për këtë arsyeje Uashingtoni u përfshi në dy luftëra botërore, fillimisht kundër Gjermanisë Imperiale në Luftën e Parë Botërore dhe Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore, por edhe gjatë Luftës së Ftohtë kundër Bashkimit Sovjetik, arsyeje kjo edhe për të cilën ishte themeluar Aleanca Veri-Atlantike.
Është e vërtetë, se aktualisht ende po zhvillohet një luftë në Ukrainë nga pushtimi brutal i Rusisë. Mirëpo, nuk asnjë shans që Rusia e sotme të shndërrohet ne hegjemonin e ri dhe të vetëm të Evropës. Ajo mbetet e fuqishme ushtarakisht për shkak të armeve bërthamore, mirëpo GDP e saj është sa ajo e një shteti mesatar të BE-se dhe e ekspozuar ndaj trendeve negative demografike dhe pa asnjë potencial ta plotësojë një vakum të mundshëm amerikan. Me këtë rast, ka ardhur koha që Amerika të fokusohet në Azi Paqësor atje ku realisht po rrezikohen interesat e saj nacionale, për shkak të rolit gjithnjë me të madh hegjemonik të Kinës. Dhe ai rajon është po ashtu me interes strategjik për SHBA-në, për të njëjtat arsyeje. Sepse gjatë Luftës së Dytë Botërore, Uashingtoni edhe atëbotë u përfshi ushtarakisht me synim kryesor gjunjëzimin e Japonisë, sepse kjo e fundit ishte bërë kërcënim për interesat detare amerikane.
Mirëpo, në dallim nga Evropa që askush sot nuk mund ta trashegoje rolin e dikurshëm te Gjermanisë dhe me vonë të Bashkimit Sovjetik, në Azi Paqësor atë të Japonisë se dikurshme po kërcënon ta uzurpoje Kina, madje edhe me implikime tjera globale. Se dy administratat janë te fokusuara sa i përket kufizimeve të këtij shteti e deshmon edhe marrëveshja në mes Shteteve të Bashkuara, Britanise dhe Australise për nëndetëset sulmuese me energji bërthamore, që u arrit pikërisht në kohën e administratës Biden. Apo po të mos ishte kështu, ish-Presidenti Biden me të marr pushtetin do t’i anulonte disa nga tarifat e vendosura ndaj Kines gjatë mandatit te pare te Presidentin Trump. Përkundrazi, ai i zgjeroi ato.
Nuk ka dyshim se ky “deamerikanizim” i Evropës mund të ketë implikime edhe për Kosovën, sepse ne fund të fundit vendi ynë u bë shtet, për shkak te përkushtimit amerikan për sigurinë evropiane./TV Arbëria./