Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “Pse po më lodhni”, “Llegendë është Sabriu”, dëshmia e Hamitit në gjykimin ndaj Konjufcës

“Pse po më lodhni”, “Llegendë është Sabriu”, dëshmia e Hamitit në gjykimin ndaj Konjufcës

Ish-deputeti i Kuvendit, Sabri Hamiti, ka dëshmuar sot në gjykimin ndaj kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotësjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Ai u pyet nga prokurori se kush ka hedhur gazlotsjellës në mbledhjen e mbajtur me 10 gusht 2016, ku tha se Konjufca dhe ish-deputetja Aida Dërguti e kishin hedhur gazin.

“Gazsjellës, lotësjellës…unë nuk i njoh…Bile mund t’ju them se ata që i hedhshin edhe ata vetë ikshin përpara, unë për vete s’kam vrapu fort me i lëshu ato mbledhje. Përfaqësuesit e VV’së, Aida dhe Glauku. S’i njoh unë mjetet luftarake, s’jam unë luftëtar”, tha Hamiti.

Pas kësaj pasoi pyetja e avokates së Konjufcës, e cila iu drejtuar se “A jeni ndjer i shqetësuar apo i lënduar nga ky tym”. Për këtë pyetje, Hamiti kishte vërejtje.

“I shqetësuar unë ndihem për plot sene…edhe kur rren dikush edhe kur nuk sillet mirë, varet çka quan shqetësim oj zonjë”, tha Hamiti.

Ai kishte edhe mospajtime me gjyqtaren.

“15 vjet nuk do të merrem me këtë punë se edhe kohë nuk kam…Cila gjykatë? Unë asaj kam me ju drejtu po edhe juve ju duhet kjo. Mos u ngatërroni vetë. Boni çka të doni?”, tha Hamiti.

Më pas, ai tha se krejt çfarë ka ndodhur mund ta sqarojë vetë Konjufca.

“Dëshmia jem…unë kam të drejtë…m’u ka drejtuar zonja. “A keni pasur shqetësime? Prandaj po them, duhet saktësisht të thuhet aty ka pasur…këso gjanash s’kanë ndodhur një herë por një stinë ka ndodhur e njëjta gja. Është njeri këtu (Glauk Konjufca)kallëzon vetë kur e ka gju, pse po më lodhni. Qe ku e ki njerin, le të dalë le të kallëzojë”, deklaroi ish-deputeti.

Ai refuzoi ta japë nënshkrim pa e parë procesverbalin

“Jo s’jom i lirë hiç unë se pa e nënshkru…ti ki me ma dhanë çka…s’ta nënshkruaj…Është e drejta jeme, pa e pa s’ta nënshkruaj…”, tha ai.

Ish-kryeparlamentari Glauk Konjufca është dëgjuar gjatë seancës duke e quajtur “llegendë” ish-kolegun e tij.

“Llegendë është Sabriu, gjithë kështu ka qenë. E kam pasur koleg shumë vite, të dy nënkryetarë kemi qenë”, është dëgjuar duke thënë Konjufca.

Themes by WordPress