Shkruan: Afrim Kasolli
Kryeministri Albini Kurti, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, e shfrytëzojë foltoren e këtij insitucioni, jo për të treguar vendimet që i ka marrë ekzekutivi i tij, në zbutjen e krizës gjithnjë e më të papërballueshme ekonomike dhe sociale, por si hapësire për t’ju vërsulur mediave.
Per të parin e Qeverisë tashmë shumë nga këto po marrin pare me thasë, ne mënyrë që të keqinformohen e të manipulohen qytetarët e Kosovës, duke e paraqitur një realitet tjetër nga ai që ekziston.
Sipas tij “raportimet për thasë parash janë kërcënim për integritetin e debatit publik. Sepse kur paraja hyn në mënyrë të padukshme, ajo blen ndikim, orienton narrativen, deformon perceptimin e qytetarit”,,,, e një “qytetar i dezinformuar nuk është i lirë, është i manipuluar. Ky manipulim po vjen nga armiqtë tanë, dhe po gjejnë argatin e tyre brenda vendit tonë”. Një atak i tillë nuk ishte asgjë tjetër pos riprodhim politik i një “hulumtimi” të mediumit Jeta në Kosovë.
Megjithatë, kjo fushatë linquese dhe pa asnjë fakt, (sepse nëse është ashtu siç po propagandon kryeministri dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim atëherë mbi të bie barra kryesore e fajit), tregon për ankthin dhe krizën ku është katandisur vetë drejtuesi i Qeverise.
Albin Kurti tashmë është i vetëdijshëm se është shterur politikisht. Ai e dinë se nuk ka çka t’i ofrojë asgjë qytetarëve të Kosovës, pos retorikës së zbrazët. Se nuk ka as mundësi dhe as kapacitete për t’i adresuar krizat e shumëfishta që po i frustorojnë kolektivisht qytetarët e vendit. Dhe se situata po bëhet dita ditës e pamenxhueshme.
Prandaj, me këto sulme i njëjti po tenton që të shperhap sa më shumë mjegull, me qëllim që te relativizohet pasqyrimi i qeverisjes së tij të prezantuar nga mediat si i pavërtetë, tendencioz, si dhe i nxitur nga motive djallëzore e armiqësore.
Pra thjesht sot beteja e tij në mungesë te rezultateve qeverisëse, është se si ta introjeketoje një halucinacion kolektiv në mënyrë që shoqëria kosovare të mos e shohë mjerimin e saj real, por te jetojë në iluzonet parajsës së propaganduar nga pushteti.