Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pse pezullimi i ndihmave ndërkombëtare amerikane nga presidenti Trump mund ta godas Kosovën me shume se çdo vend tjetër te rajonit?

Pse pezullimi i ndihmave ndërkombëtare amerikane nga presidenti Trump mund ta godas Kosovën me shume se çdo vend tjetër te rajonit?

Shkruan: Afrim Kasolli

Me të marr detyrën, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftoi opinionin se ka nënshkruar një vendim për pezullimin e të gjitha programeve e ndihmës ndërkombëtare të SHBA-së për 90 ditë, derisa të shqyrtohen nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike.

Në arsyetimin zyrtar të këtij urdhri ekzekutiv thuhet, se “industria dhe burokracia e ndihmës ndërkombëtare nuk janë në përputhje me interesat amerikane dhe në shumë raste janë të kundërta me vlerat amerikane”. Për më shumë ato po keqpërdoren “për të destabilizuar paqen botërore duke promovuar ide në shtetet e huaja që janë drejtpërdrejt të kundërta me marrëdhëniet harmonike dhe stabile brenda dhe midis shteteve”. Kurse pak ditë më parë, sekretari i ri amerikan i Shtetit, Marco Rubio, para anëtarëve të Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit, kishte pohuar se “çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë dhe çdo politikë që ndjekim, duhet të justifikohet me përgjigjen ndaj tri pyetjeve të thjeshta, A e bën Amerikën më të sigurt? A e bën Amerikën më të fuqishme? A e bën Amerikën më të pasur?”.

Ky vendim, sipas shumë analistëve pritet të ketë implikime në shumë vende të botës, ku Shtetet e Bashkuara kanë asistuar që nga ndërtimi dhe konsolidimi i institucioneve demokratike e deri te mbështetja e grupeve humanitare, organizatave joqeveritare, sipërmarrëseve, fermerëve etj.

SHBA-të nëpërmjet (Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar) USAID, po ashtu kanë pasur një rol kyç edhe në Kosovë në disa sektorë. Aktualisht, kjo Agjenci është duke i ofruar mbështetje Kosovës në fusha si “reformave legjislative, përmirësimin e gjithpërfshirjes dhe llogaridhënies, ndihma për adresimin e sfidave të korrupsionit, ndihma për përmirësimin e konkurrencës tregtare e të tjera”. Ndërkohë, në sipas të dhënave zyrtare thuhet se USAID-i ka investuar mbi 1 miliardë dollarë në vendin tonë, që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.

Mbetet e paqartë nëse ky vendim do ta prek edhe Kosovën. Presidenca në një reagim ka deklaruar se asnjëri nga programet e USAID-it nuk do të suspendohet në Kosovë. Mirëpo; nëse eventualisht, ai do ta prekte edhe Kosovën, do të kishte pasoja të paktën më shumë se për çdo vend tjetër të rajonit. Sepse vendi ynë ka kohë që ndodhet nën masat sanksionuese nga Bashkimi Evropian.

Me këtë rast supozohet se që nga koha kur ato janë vënë në fuqi, Kosova ka pasur humbje deri në 300 milionë euro. Prandaj, një ndëshkim eventual amerikan, do të kishte pasoja shtesë për vendin. Ndonëse, kuptohet në dallim nga masat sanksionuese të Brukselit, urdhri ekzekutiv i presidentit Trump, nuk ka të bëjë ekskluzivisht me sjelljet e shtetit të Kosovës. Por ai ka të bëjë më shumë me një auditim të brendshëm amerikan.
Mirëpo, kur të kalon kjo fazë vlerësuese nëse Kosova apo çdo shtet tjetër që eventualisht, mbetet jashtë tyre, atëherë ajo do të ishte një goditje për secilën prej tyre. Ngase sipas gjykimit të Uashingtonit ato deri më tani kanë vepruar në shpërpthuje me interesat amerikane. E këtë rrezik nuk duhet neglizhuar duke marr parasysh shumë nga ajo që ka ndodhur dhe pritet të ndodh sa i përket tensioneve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve./tvarbëria/