Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pse “opozita” po insiston me shumë se “pushteti” për zgjedhjen e presidentit te ri?

Pse “opozita” po insiston me shumë se “pushteti” për zgjedhjen e presidentit te ri?

Shkruan: Afrim Kasolli

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, Albin Kurti nuk ka qenë shumë i qartë për temën e presidentit të shtetit. Ai vetëm ka deklaruar se do të bisedojë me presidenten Vjosa Osmani, e cila gjithnjë e më hapur po e shperfaq ambicien e saj edhe për nje mandat 5 vjeçar, por pa i përjashtuar as partitë opozitare. Ndonëse nuk ka dhënë me shumë detaje se si do të sillet në raport me këtë pozitë. Natyrisht, duke mos e mohuar as opsionin e zgjedhjeve të reja parlamentare nëse vendi dështon ta ketë presidentin/en e re, brenda afateve kushtetuese dhe ligjore.

Ndërkohë, subjektet opozitare gjithnjë e me shumë janë duke u shprehur të gatshme për marrëveshje politike me Lëvizjen Vetëvendosje nën emrin e konsesusit politik për t’i dhënë vendit shefin e ri te shtetit.

Ditë me parë lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se, “Kosova nuk e ka luksin të hyjë në krizë për asnjë emër të veçantë. Vendit i duhen stabilitet institucional, funksionim normal i institucioneve dhe qetësi politike për t’u përballur me sfidat e brendshme dhe të jashtme”. Prandaj, sipas tij duhet një konsensus nder-partiak që të tejkalohet kjo sfidë.

Ndërkohë, edhe zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës kanë filluar që gjithnjë e më shumë të flasin për një kryetar që duhet të dalë nga ky subjekt politik. Mbetet te shihet se çfarë qëndrimi do te shpalos Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Megjithatë, një gjë është e qartë që asnjëri nga skenaret e mësipërm opozitar nuk mund te realizohet pa bekimin politik të Albin Kurtit.

Prandaj edhe i njejti po qëndron i heshtur. Mbase edhe duke marre “shënime”, e duke e vëzhguar situatën se cila prej subjekteve opozitare po shfaq frikë dhe dobesi më te madhe nga një betejë e re elektorale, në mënyrë që ta shtojë presionin mbi to gjatë negociatave finale nepermjet shantazhit të zgjedhjevet të reja.