Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pse opozita mund të jetë bindur se votat e diasporës për Vetëvendosjen nuk janë të manipuluara?

Pse opozita mund të jetë bindur se votat e diasporës për Vetëvendosjen nuk janë të manipuluara?

Shkruan: Afrim Kasolli

Votimi deri ne 80 per qind nga diaspora neper perfaqesite diplomatike per Lëvizjen Vetëvendosje me te drejte ka nxitur nje debat publik ne Kosove dhe ka krijuar dyshime mbi (pa)rregullsinë e ketij procesi.

Personalisht, pa dashur t’i bëjë avokatinë e askujt besoj se në aspektin teknik ai proces është në rregull.

Ështe tjetër temë mënyra e justifikimit politik për atë përcaktim. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se 80 per qind e bashkatdhetarëve tanë janë me Lëvizjen Vetëvendosje. Por vetem ata qe marrin pjese në votim e reflektojne këtë disponim. Dhe nje shpjegim që e lexova nga nje pjesëtar i mergates mu duk bindes. Sipas tij mbështetsit e Vetëvendosje jane më te motivuar për të votuar. Kurse ata te partive tjera thjeshtë nuk e shohin te arsyeshme për te udhëtuar për të votuar ne shërbimet diplomatike në shtetet perëndimore, per ta humbur një ditë.

Pra ngjashëm sikur ajo që ndodhi me 28 dhjetor. Ku votuesit e Albin Kurtit u dynden më te madhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e fundit kurse shumë mbështetetes të partive opozitare u larguan nga vendi drejte destinacioneve të ndryshme turistike duke e braktisur frontin elektoral kur kishte nevoje me shumti të mbahej. Dhe këtë dështim jam i bindur se dinë edhe vetë subjektet opozitare, prandaj edhe po heshtin. Ngase nuk dëshirojnë te zbulohet dobësia e tyre për të ngjallur motivim politik në favor të asaj që e përfaqësojne.

Personalisht para zgjedhjeve te 9 shkurtit pata pohuar, se mënyra se si subjektet opozitare po dëshirojnë ta ngjallin veten ne diasporë eshte e destinuar te dështojë. Ajo ishte shndërruar në atraksion turistik per mbartesit e ketij procesi, e jo ne aktivizim politik. Per çka si duket edhe vete e kane pare se jane në rruge pa krye ne kete proces e cila ndikoi që në zgjedhjet e fundit te mos përsëritet e njëjta praktikë.

Ne fund, në tërë këtë zallamahi duket që te mos jetë e rastësishme as dorëheqje e Ragip Xhakes, nga pozita e kryetarit të degës së PDK-se ne Zvicer. Akt ky qe kaloi pa shume vëmendje në opionionin publik. Dhe nje distacim i tille mbase ka ardhur nga vetedijsimi se cdo përpjekje per ta ringjallur partinë e tij në shtetin helvetik në kete kohë dhe ne këto është shpenzim i papërballueshëm.