Shkruan: Afrim Kasolli
Disa të dhëna statistikore të prezantuara dje nga mediumi Evropa e Lirë, e cenojnë pretendimin se Lëvizja Vetëvendosje i ka përdorur skemat sociale vetëm në funksion të agjendes imediate zgjedhore. Por ato janë pjesë e besimit të saj politik që ka për fokus përdorimin e subvencioneve.
Bie fjala në vitet 2022 dhe 2023 që nuk ka qenë periudhë kohore e zgjedhjeve, kanë qenë vitet me shfrytëzimin maksimal te buxhetit në fovor të kesaj qasje. Kështu në vitin 2022 janë shfrytëzuar 108.000.000 milionë euro për këtë qellim. Ne vitin 2023, 144.317.800 milionë euro.Kurse ne vitin 2025, 50.000 milionë euro. E në vitin 2026, 30.000 milione euro. Kohë kjo qe është karakterizuar me zgjedhje të njëpasnjëshme. Mirëpo, çuditërisht është vërejtur një reduktim i shpenzimeve financiare buxhetore per këtë kategori.
Prandaj partite opozitare në vend të mohimit të fakteve kokeforta statistikore, do te duhej të luftonin per ta prezantuar një model alternativ shteteror të zhvillimit, e jo vetem ate që pjesën më te madhe te ndarjeve buxhetore e konsumojnë subvencionet.
Në këtë kontekst, mjerisht në fushatat e zgjedhjeve të fundit ato vetëm kane premtuar për ta radikalzuar këtë skeme të iniciuar nga Levijza Vetëvendosje, pa dhënë indikacione të qarta se si do te sigurohen mjetet finaciare.
Madje të njejtat si duket nga kalkulimi mbi profitet elektorale që krijon kjo qasje, me një lehtësi të padurueshme e kane braktisur edhe botëkuptimin e tyre ideologjik neo-liberal mbi shtetin vetem si “roje e natës” që dikur e konsideronin si formulë magjike për inaugurimin e utopise se re ekonomike. Postulati i kësaj doktrine nuk pohon “se çka ka bërë shteti per ty, por çka ka bërë individi për vetveten”
Kuptohet ky model sot ka marrë goditje në permasa planetare nga administrata Trump me anë të luftes tregtare. Ndonëse edhe politikat e këtij të fundit nga shumë analistë janë vlerësuar se nuk do të kenë asnjë përfitim për konsumtaret e zakonshëm, por ato jane konsideruar vetëm si armë shteterore në mbrojtje tè kompanive të medha vendore.
Megjithatë, ajo e lidh shtetin me prodhimin e brendshëm, pavarësisht pasojave të menjëhershme se si mund te reflektohet kjo aleance e pushtetit me kapitalin në xhepin e masave të përgjithshme popullore. Sepse supozohet se në staze më afatgjate do të përfitojnë të dy palët.
Dhe është ky segment që më shumë se asnjë tjetër është dëmtuar gjatë qeverisjes së Albin Kurtit nga thellimi ekstrem i deficitit tregtar.
Mirëpo, siç duket për shkak të kualifikimit pezhorativ që që ka marrë nga retorika e Lëvizjes Vetevendosje, çdo intence në favor të mbështetjes se kapitalit vendor si investim oligarkik, partitë opozitare sot ndodhen të tjetersuara ndërmjet asaj që duhet të jenë dhe nga apetiti për ta imituar Albin Kurtin. Duke bërë kështu që të mos jenë as njëra as tjetra.