Shkruan: Afrim Kasolli
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, e ka konfirmuar gjatë ditës së sotme se ky entitet ka vendosur paketën më të fuqishme të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë. Qëllimi i këtyre masave është që të dobësohet sa me shumë buxheti luftarak i Moskës.
Në anën tjetër, para pak dite presidenti amerikan, Donald Trump, krahas paralajmërimit për dërgimin e sistemit të mbrojtjes raketore Patriot për ushtrinë ukrainase, po ashtu është zotuar se nëse brenda 50 ditëve, Putini nuk është i gatshëm për marrëveshje paqësore, atëherë edhe SHBA-do të vendosin masa të reja sanksionuese. Madje duke mos i përjashtuar edhe ato vende edhe kompani të cilat janë duke zhvilluar aktivitetin tregtar më Rusinë. Në këtë rast, është fjala më shumë për Kinën dhe Indinë, të cilat e kanë shfrytëzuar shansin për të përfituar nga izolimi perëndimor i Rusisë. E të cilat përkundër qëndrimit formal në mbrojte të integritetit territorial të Ukrainës, megjithatë në këtë mënyrë e kanë furzniuar makinën luftarake ruse.
Sidoqoftë, sa më shumë që po shtohen presionet dhe paralajmërimet për masa të reja sanksionuese, aq me të tepër po intensifikohet fushata luftarake dhe agresive e Kremlinit mbi territorin e Ukrainës. Kohën e fundit sulmet ajrore kanë marr përmasa të frikshme, sa që me të drejtë shumë analistë ndërkombëtarë kanë ngritur alarmin se gradualisht jemi para kolapsit të mbrojtjes ushtarake të Kievit. Po ashtu nuk kanë munguar as përfitimet territoriale. Ndonëse jo sipas synimeve të projektuara. Aktualisht Moska e kontrollon Kriemenë që e kishte aneksuar në vitin 2014, plotësisht rajonin lindor të Luhank-ut, më shumë se 70 për qind të Donetsk-ut, Zaprozhinë, Kehrson-it dhe pjesë të Kharkiv etj.
Në këtë drejtim burime të afërta me Kremlinin i kanë thënë mediumit Reuters, se presidenti Putin nuk e ka ndërmend të ndalet deri në realizimin e synimeve të strategjike në këtë luftë. Legalizimi i territoreve te pushtuara, kontrolli i kapaciteteve mbrojtëse të Ukrainës, neutraliteti i përhershëm ushtarak i Kievit, janë vetëm disa nga këto qëllime.
Megjithatë, që kjo të jetë e mundur, tashmë është e qartë se liderit rus do t’i duhet që deri në ekstrem ta kultivojë kultin e heroizmit të brendshëm për të duruar vështirësitë e brendshme ekonomike që do të krijohen. Një lloj sensi ky stalinist i promovuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të manipulojë se megjithatë Rusia ka kohë që është nën sanksione, mirëpo ato nuk kanë prodhuar pasoja ekonomike siç është parashikuar. Si dhe nëse arrin ta bind komunitetin perëndimor se sa më shumë që vazhdon kjo luftë aq me humbëse do të jetë për Ukrainën. Diçka kjo që nuk guxon të ndodh. /tvarbëria