Astrologjia i ndan njerëzit në dy pjesë, ata që e lexojnë dhe besojnë në shenjat e horoskopit dhe në ata që nuk e dinë se as cilës shenjë i përkasin.
Disa njerëz gjejnë pikërisht shpresë te astrologjia. Për shembull nëse lexojnë se shenja e tyre e horoskopit do të ketë një ditë të mirë, ata fillojnë të besojnë vërtet se do të kenë një ditë pozitive.
Mirëpo astrologia, Velsa Dragusha thotë se astrologjia nuk mund të jetë besim por shihet si vegël, p.sh. siç është gjuha, domethënë njerëzit vendosin ta përdorin apo jo.
Astrologjia sipas saj ka sens dhe atë e sheh si vegël specifikisht për njohjen e vetvetes më mirë.
Për shembull nëse shenja juaj e horoskopit thotë se keni një tipar të caktuar, të cilin ndoshta nuk e kishit menduar më parë, ju filloni të dyshoni duke e nxjerrë kështu në pah atë tipar.
Dragusha duke shtuar se astrologjia duhet të përdoret, për ata të cilët e trajtojnë si besim e limitojnë veten e tyre shumë.
Popullariteti i astrologjisë, shpjegohet shpesh edhe me rënien e ndikimit të fesë së organizuar, dhe rritjes së pasigurisë ekonomike. Pastaj, është edhe çështja e panikut politik. Në kohëra krize, njerëzit synojnë të besojnë diku.
Disa nga arsyet kryesore pse njerëzit lexojnë horoskopin janë këto:
Astrologjia ju jep shpresë
Njerëz të ndryshëm gjejnë shpresë në gjëra të ndryshme. Disa njerëz gjejnë pikërisht shpresë te astrologjia. Për shembull nëse lexojnë se shenja e tyre e horoskopit do të ketë një ditë të mirë, ata fillojnë të besojnë vërtet se do të kenë një ditë pozitive.
Astrologjia ju bën të kuptoni më mirë veten
Kushdo ka një personalitet unik, me karakteristika të veçanta. Astrologjia ndërkohë, ju ndihmon të kuptoni veten dhe të njihni karakteristika të personalitetit tuaj. Për shembull nëse shenja juaj e horoskopit thotë se keni një tipar të caktuar, të cilin ndoshta nuk e kishit menduar më parë, ju filloni të dyshoni duke e nxjerrë kështu në pah atë tipar.
Astrologjia është argëtuese
Në fund të fundit, astrologjia është argëtuese. Ju mund të zbaviteni teksa lexoni rreth karakterit tuaj, apo se si do t’ju shkojë dita. Edhe nëse yjet parashikojnë një ditë aspak pozitive për ju, ju mund ta merrni në formë argëtuese dhe të zbaviteni teksa e lexoni këtë parashikim.
Mirëpo, në një studim të kryer nga psikologët në Lund University, tregohet se personat që janë tepër të interesuar pas horoskopit kanë një tendencë për të qenë më nacisistë dhe më pak inteligjentë.
/TV Arbëria