Shkruan: Afrim Kasolli
Që kur ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, nuk mund të mohohet fakti, se nuk eshtë vërejtur ndonjë ekstra entuziazëm politik i një pjese të kryesisë së PDK-se me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Komunes së Mitrovicës, Arian Tahiri.
Kuptohet ai është prezantuar dhe arsyetuar si zgjidhja e duhur për atë qytet. Por nuk kemi pare asi lloj mbushllimi emocional të shumë prej figurave të larta të PDK-se, sikur se me energjinë mediokre politike, qe gjoja e prezanton fushata e Uran Ismalin me Kohën per Prishtinen.
I njëjti thuajse është lënë i vetëm ta zhvillojë betejën me kandidatin e Lëvizjes Vetevendosjes, Faton Peci.
Madje ka munguar amplifikimi ne rrjetet sociale i cmontimeve qe i pari i ka bërë te dytit, në debatet televizive.
Në këtë drejtim, Arian Tahiri më shumë e ka gëzuar solidaritetin e analistëve e opinionistëve, se sa te një pjese të kryesisë qendrore të PDK-se. Çfarë nuk ka qenë rasti as me mbështetjen që ka gjetur kundër kandidati i Ramiz Lladrovcit ne Drenas, Petrit Hajdari.
Sidoqoftë, këtë indiferencë të hapur politike të një pjesë të PDK-se për fatin politik të Arian Tahirit, asgjë nuk e pasqyron më mirë se sa thujase heshtja e tyre në raport me super skandalin e importimit dhe distribuimit në tregun e Kosovës te peshkut me krimba, te zbuluar nga mediumi VOX.
Nuk pamë asnjë reagim domethënës nga ky subjekt politik per aferën me të madhe të ministrisë se Bujqësisë, që po ashtu drejtohet nga minisitri Peci. Thuajse të mos kishte ndodhur asgje.
Kjo heshtje e çuditshme politike e kryesisë së PDK-se, ne raport me kete teme mund te shpjegohet nga dy motive kryesore.
E para ose një pjese e vetë PDK-se, është po ashtu e kapur dhe ka interesa te perbashketa me ato kompani private që janë të përfshira ne këtë krim ndaj komusumatoreve, ose mbajtja gjalle e kesaj teme e dëmton edhe me shumë kredibilitetin publik te minisitrit Faton Peci, gjë që do ta bënte të pashmangshme fitoren e Arian Tahirit, si kryetar komune.
Ndërkohë, ky epilog po ashtu do ta forconte ate edhe ne hierarkine e partisë, gje qe si duket nuk është ne interes të atyre qe sot e drejtojnë atë.
Prandaj, te njëjtit jane ne gjendje qe ta kenë nesër si kryetar komune edhe nje ministër qe sot qytetarëve te Kosoves ua ka ofruar në garnituren e tyre te ushqimit peshkun me krimba, vetem qe ta ruajnë dominimin e brendshëm partiak.
Është ky edhe një rast në mesin e shumë të tjerave qe dëshmon qe kjo strukturë shume më fokusuar është se si ta tkurr në rradhet e saj peshen e atyre qe mund ta minojnë pushtetin e Albin Kurtit, se sa ta luftoje këtë te fundit. /tv arbëria/