Afrim Kasolli
Ka vazhduar edhe sot seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin Banjska kundër 45 të akuzuarave për terrorizëm dhe për vepra të renda kundër rendit kushtetues të Kosovës. Ndër të akuzuarit kryesor është Millan Radoiçiqi, ish-nënkryetari i Listës Serbe, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Mirëpo përpos, këtij ish-zyrtari të kësaj partie, në arrati po ashtu ndodhen edhe pjesëmarrësit tjerë në këtë agresion terrorist ku mbeti i vrarë polici hero, Afrim Bunjaku.
Aktualisht në paraburgim në Kosovë po mbahen vetëm tre persona që u arrestuan gjatë sulmit në Banjskë: Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.
Ndërkohë më herët ishte thënë se ndaj Millan Radoiçiqi dhe terroristët tjerë ishin futur listën e personave të kërkuar nga Interpoli dhe se tashmë ata gjenden në atë që quhet si “Njoftim i Kuq” apo “Red List”.
Ky proces ishte bërë i mundur në me ndërmjetësimin e UNMIK-ut, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Ndërkohë, pas përfundimit të seancës së 25 shtatorit ndaj këtyre të akuzuarave, avokati i familjes së policit të ndjerë, Afrim Bunjaku, po ashtu kishte deklaruar se është lajm i mirë së të “42 të arratisurit të tjerë gjenden në “njoftimin e kuq” të Interpolit.
Siç dihet “Njoftimi i Kuq” i alarmon policitë në të gjithë botën për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë. Megjithatë, është në kompetencën e vendeve anëtare të INTERPOL-it për të vendosur nëse do të arrestojnë një person ose jo.
Mirëpo, është befasi se pse emrat e asnjërit prej të akuzuarave në fjalë nuk gjenden e në websit-in e kësaj organizate.
Me një hulumtim të thjesht vetëm nëse kërkohet për personat e kërkuar nga Serbia, të njëjtit mungojnë. Po ashtu, mungojnë të dhëna edhe nëse ky kërkim bëhet nën emrin e UNMIKU-ut, Kosovës.
Për këtë temë TV. Arbëria, me 25 shtator i ka shkruar zyrës për informim të Interpolit, por deri më tani kur po e raportojmë këtë fenomen nuk kemi marrë përgjigje.
Pra mbetet “engimë sfinksi” se pse emrat atyre që orkestruan dhe zbatuan agresionin ndaj Kosovës në fshatin Banjë, mungojnë në faqen zyrtare të Interpolit edhe pwkrundwr faktit se po thuhet se tashmë ata janë në kërkim./tvarbëria/