Shkruan: Afrim Kasolli
Seanca e djeshme e iniciuar nga LDK per cmimet e larta te derivateve të naftës nxori ne sipërfaqe dy fakte themelore;
E para Kryeministri Kurti tregoi se edhe pse ka premtuar ulje të TVSh-se ne keto produkte si dhe te tjera si opozitar, nuk e ka ndërmend ta mbajë këtë zotim. Madje ai u mundua ta paraqes ate si nje kerkese per presion nga partite aktuale opozitare dhe jo kauza e tij kryesore politike per gjatë gjithe kohes sa ka qene ne opozite. Po ashtu ai tregoj se edhe përkunder shpërfilljes ndaj këtij detyrimi “kontraktual” qe ka me qytetarët e Kosovës, perseri vetem sa eshte rritur elektoralisht.
Dhe e dyta gjate gjithë kohes sa mbahej kjo seance ne mase te madhe deputetet e pushtetit as nuk denjuan te jenë prezent ne salle. Nje deshmi kjo e indiferncës se tyre mbi këtë teme. Ketu duhet kujtuar se nuk eshte fjala vetem per naften ne vetvete, por per efektet zinxhirore qe shkaktojne ne ekonomi keto cmime duke e demtuar edhe me tej aftësinë blerese te qytetareve te Kosoves.
E di qe shumë kush nuk e përkrah kete qe po e them. Por në këtë drejtim une “pajtohem” me kryeministrin Kurti. Derisa ky i fundit i fiton zgjedhjet në menyre absolute me premtime te pa mbajtura nuk ka arsyje te sillet ndryshe. Eshte ne vullnetin e kesaj shoqerie qe a do te pajtohet me kete qasje shpërfillise ndaj premtimive te bera para saj, apo do te kërkojë përgjegjësi nga ata qe e marrin fuqine prej saj.