Shkruan: Afrim Kasolli
Duke përfshirë edhe veten, por edhe shumë analistë të tjerë, kanë shtruar hipoteza se çka mund ta pret Kosoven pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve te 9 shkurtit.
Është thënë se Albin Kurti nëse nuk i ka numrat e mjaftueshëm për formimin e Qeverise pa Listën Serbe do te tentojë ta mbajë të bllokuar krijimin e institucioneve të shtetit, nëpërmjet mos nominimit te emrit për kryeparlamentar, të paktën deri në muajin tetor, kur janë edhe zgjedhjet lokale në mënyrë që të shkohet në dy palë zgjedhje, për ta maksimalizuar rezultatin elektoral në te dy nivelet e pushtetit, ose edhe mund te shkojë ne opozite.
Por, personalisht skenarin e bashkeqeverisjes me Listen Serbe dhe partitë tjera minoritare e shoh si shumë real. Arysetimi është i gatshëm.
Tashmë ky entitet nuk drejtohet nga Milan Radoiçiqi, dhe se ky i fundit ndodhet në arrati në Serbi, por udhëheqet nga figura si Zlatan Ellek. Madje, ai do ta perdor këtë rast se si e ka çliruar edhe Listen Serbe.
Ndërkohë, mbështetsit e tij te entuziasmuar që do ta vazhdojnë jetën në pushtet, vetem sa do ta duartrokasin edhe këtë heroizem të prijësit të tyre.
Për më shumë ai do te arsyetohet se vetem duke i marrë në koalicion Listen Serbe dhe duke i penguar partite opozitare ta bëjnë një gjë të tillë, ajo do të reformohet edhe me shumë. Sepse, me këto te fundit vetëm sa do të pushtetizohet përsëri Radoiçiqi.
Në fund të fundit, a nuk ishte dikur Albin Kurti që nuk e shkarkonte nga pozita e ministrit Goran Rakiqin, pasi i njëjti i kundërshtonte aksionet e Policisë së Kosovës në veri dhe ishte pjese e bllokadës se rrugëve. Madje KM Kurti, deklaronte se Rakiqi po përkujdeset që të mos eskalonte situata dhe se i njëjti nuk ishte çështje, por me shkarkim behej i tille.
Dikush mund te thotë po as kjo formulë nuk garanton stabilitet, sepse pas një viti është zgjedhja e Presidentes. Dhe se pa prezencen e opozitës nuk mund të sigurohet kuorumi i domosdoshëm kushtetues për të hyrë në votim. Nese do te jetë kandidate përsëri Vjosa Osmani, atehere kjo do te jete telashja me e vogël.
LDK ka deshmuar që pa hezitim rreshtohet pro saj. Kjo parti jo vetem që ka qëndruar në seance plenare kur ishte votuar herën e parë ajo, por i ka sabotuar disa nisma për ta dërguar ate në Gjykate Kushtetuese, sikur se për vendimin arbitrar per shkarkimin e ish-shefes se KQZ-se, Valdeta Daka, apo per mos emerimin e Kryeprokurit te shtetit. Natyrisht, ky skenar do te ishte i kobshëm edhe për një pjesë të PDK-se, ndaj te cilëve u detyrua të reagonte kandidati për kryeministër i kësaj partie Bedri Hamza, se nuk do bënte koalicion me Albin Kurtin as me postin e drejtuesit të Qeverise.
Si duket nuk kemi parë gjë akoma. /TV Arbëria