Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Pse kemi dalë në treg të lirë?

Pse kemi dalë në treg të lirë?

Shkruan: Kushtrim Ajvazi

Shumë prej jush më keni bërë këtë pyetje.

Përgjigjja është e qartë dhe gjendet në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës që po i prezentoj në vijim;

Prodhimi dhe konsumi i energjisë elektrike janar–qershor 2025 krahasuar me 2024;

1. Prodhimi nga KEK ka rënë me 804,439 MWh (-24%), ndërsa vetëm gjatë TM2 2025 ka rënie të prodhimit për 42%.

2. Mungesa e prodhimit është mbuluar me import +39% ose 587,583 MWh më shumë.

3. Konsumi total është rritur me 201,346 MWh (+8%), ku 98% e kësaj rritje vjen nga amvisëritë.

4. Industria ka ulur konsumin me -6%, pra bizneset nuk janë arsyeja e rritjes.

Nga vjen kjo rritje e konsumit familjar?

Kryesisht si pasojë e subvencioneve pa kontrolle për kondicionerë dhe pajisje të ngjashme nga ME.

*Për informatën tuaj nga viti 2015 deri në 2024 janë importuar 218 milion € kondicionerë. Vetëm në 4 vitet e fundit, janë importuar 174 milion €, ose 80% e totalit. Të subvencionuar pa kontrolle – një politikë që u quajt përkrahje për eficiencë në energji, por në fund na doli “dardhë me bisht”.

Pra, dalja e detyruar e bizneseve në treg të lirë nuk ka ndodhur për shkak se bizmeset kanë rritur konsumin e tyre, por për shkak të:

1️⃣ Rënies së prodhimit vendor (KEK),

2️⃣ Varësisë në rritje nga importi,

3️⃣ Rritjes së konsumit familjar të nxitur nga politikat e pakontrolluara të subvencioneve.

Pra, bizneset prodhuese sot po paguajnë faturën e keqmenaxhimit të politikave, jo faturën e konsumit të tyre.