Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pse i duhet Kosovës Dialogu Strategjik me SHBA-në?

Pse i duhet Kosovës Dialogu Strategjik me SHBA-në?

Shkruan: Fadil Maloku

1. Sepse, e forcon sigurinë dhe stabilitetin e Republikes, në nje kohë termetesh gjeopolitike dhe gjeostrategjike dhe sfidash e kërcénimesh té pandalura nga tendencat hegjemonike serbe të shpallura epdhe botërisht nga e ashruquajtura “Bota serbe”.

2. Sepse, e bën Kosovën pjesë të planifikimit afatgjatë dhe e trash miqësinë dhe besnikërinë e déshmuar me Ameriken. Dhe ky Dialog Strategjik nuk është vetëm konsultë formale diplomatike e politike me Ameriken, por është dosido edhe një mekanizëm i fuqishëm për koordinim të përhershëm në sidomos sferën e mbrojtjes, ekonomisë dhe politikës së jashtme. Për çka Kosova dhe përgjithësisht gjithë shqiptarët e Ballkanit kanë nevojë egzistenciale për interesat e tyre kombëtare.

3. Sepse, domosdoshmërisht e ndérprenë izolimin diplomatik, po edhe krijon kondita të reja për njohje dhe afirmim të metejm të Republikes në arenén ndérkombétare, e në veçanti dërgon sinjal të qartë se Kosova është një partner serioz, i besueshëm dhe i orientuar qartë drejt NATO-s dhe Perëndimit. Ndërkaq, nga këndvështrimi sociologjik, ky Dialog Strategjik nuk është vetëm një privilegj etik e moral, por, është edhe një “road mapp” i sigurt që e forcon si kapitalin politik ashtu edhe ate institucional të Republikes sonë të larë me gjak dhe sakrifica shekullore…

Sinqerisht
Shoqata e Sociologeve të Kosovës (SHeSK)
Prof.Dr. Fadil Maloku, sociolog