Houthi-t kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq në përgjigje të luftës së Izraelit në Gaza.
Grupi, i cili mbështet Hamasin, u zotua më 19 nëntor të synojë anijet që beson se po shkojnë drejt dhe nga Izraeli.
Ata kanë sulmuar disa anije në javët e fundit me dronë, raketa dhe në disa raste ka përdorur helikopterë për të “hedhur” militantët në anijet tregtare.
Ky ishte rasti kur militantët e grupit “kapën” anijen e ngarkesave, Galaxy Leader, në nëntor.
Luftanija britanike HMS Diamond rrëzoi shtatë dronë të nisur nga luftëtarët Houthi gjatë natës të martën në një operacion me forcat amerikane.
Grant Shapps, sekretari i mbrojtjes, tha se dronët ishin nisur drejt shkatërruesit Type 45, i vendosur nga MB për të ndihmuar në mbrojtjen e anijeve në rajon, si dhe anijet tregtare.
Në mision së bashku me destrojerin britanik morën pjesë edhe avionë luftarakë amerikanë, të cilët operonin nga një aeroplanmbajtëse gjigante, si dhe luftanije të tjera amerikane.
Dhe së fundmi, të enjten, Ushtria e SHBA-së dhe e Mbretërisë së Bashkuar kanë nisur sulme kundër objektivave të shumta në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit. /Telegrafi/