Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > Pse gratë posa të martohen priren te ndahen përsëri?

Pse gratë posa të martohen priren te ndahen përsëri?

“Dëshira për t’u martuar është një instinkt themelor dhe primar te gratë”, ka pohuar Nora Ephron. Por kjo shtytje “natyrore” thotë kjo autore, “pasohet po ashtu nga një tjetër instinkt themelor dhe primar, dëshira për të qenë sërish beqare”, shkruan “The Guardian”.

Përgjithësime të tilla janë të njohura sa i përket raporteve në çift, sidoqoftë studimet e fundit megjithatë argumentojnë se gratë kanë prirje të bien në dashuri dhe po ashtu të “distancohen” nga kjo ndjenjë shumë më shumë se burrat, shkruan “The Guardian.

Ekonomisti biehevorial, Sarabh Bharagava nga Universiteti Carenegie Mellon në Pittsburgh, nëpërmjet studimit të tij të fundit të publikuar në revistën “Psychological Science” ka ofruar të dhëna interesante mbi gjendje të tilla “ekstreme” emocionale. Sipas këtij hulumtimi, fillimisht gratë raportuan se kishin ndjenja dashurie dy herë më shpesh se sa burrat. Dhe e dyta gjatë marrëdhënieve në çift ato përjetojnë rënie shumë më të madhe të kësaj ndjenje në krahasim më partnerët e tyre meshkuj.

 Në këtë kontekst, derisa meshkujt treguan se përjetojnë një ulje prej 9.2% sa i përket ndjenjave të tyre romantike në raport ndaj bashkëshorteve të tyre, në anën tjetër te gratë kjo rënie ishte shumë me madhe, deri në 55.2%. Luhatje të tilla janë vërejtur edhe në sferën e pasionit, ku martesa rezulton në një ulje deri në 55.3% të dëshirës se grave për partnerët e tyre, në dallim nga burrat ku zbehja e pasionit është shumë më e vogël.

Camila Nicholls, pohon se megjithatë këto të dhëna nuk përkojnë me përvojën e saj profesionale, si këshilltarë e çifteve. Sipas saj, një hendek i tillë gjinor, nuk ka qenë e mundur të detektohet në dhomën e konsultimeve. Për më shumë, analizat statistikore nuk mund të na ndihmojnë shumë për të kuptuar ndjenjat “mistike” dhe të “pakapshme” të dashurisë, por megjithatë ky studim mund të na ndihmojë për t’i rimenduar disa nga klishetë e njohura për martesën dhe jetën bashkëshortorë.

Perceptimet e zakonshme të kulturës popullore janë më shumë të fokusuara në imazhin e burrit të moshës së mesme i cili është në kërkim të kënaqësisë të një grua më e re, si njëri nga shkaktarët kryesorë të ndarjes në martesa.

Natyrisht, në raste të veçanta mund të ndikojnë në davaritjen graduale të zhgënjimit të grave te burrat. Por Joanna Harrison, një ish-avokate e divorceve, pohon se është vërtete që “gratë janë ato që më shpesh bëjnë kërkesa për divorc” mirëpo, është e vështirë të vlerësohet saktësisht se pse kjo ndodh.

Për më shumë, “gratë janë ato që më shpesh shprehin frustrim për ndarjen e punëve, si dhe zhgënjim për komunikimin jo të duhur” Kurse “burrat më shumë janë të dhënë pas marrëdhënieve seksuale dhe shprehin më pak zhgënjim nga partnerët e tyre”.

Ndërkohë, duke u bazuar në një studim tjetër, kjo hulumtuese e raporteve në çift, në punimin “Archives of Sexual Behavior”, konstaton “se janë pabarazitë gjinore brenda çifteve që ndikojnë edhe në divergjencat emocionale.

Në këtë mes, ndarja jo e drejt e punëve shtëpiake ndikon në një dëshirë më të ulët seksuale te gratë se sa partnerët e tyre burra”. Prandaj, sipas saj nëse “burrat duan që t’i shohin gratë e tyre më aktive në dhomën e gjumit, ata duhet të mendojnë për të qenë më aktiv në kuzhinë”.

E, këtu vlen të përmenden edhe të dhënat e studimit nga Bhargava, të cilat dëshmojnë se meshkujt pas punës kanë më shumë prirje të orientohen drejt relaksit dhe të zhyten në sferën  spkulacionit, modele të sjelljes këto që nuk mund të jenë shumë popullore për gratë.

Por përtej detyrave të shtëpisë, një faktor tjetër që ndikon në pabarazitë martesore është edhe përkujdesja për fëmijët. Në këtë drejtim, nuk është vetëm fjala i përket aktiviteti mbi rritjen e fëmijëve, por edhe mënyra se si këta të fundit i riformësojnë relacionet e partnerëve ndërmjet vete. Në këtë drejtim Bharagava, zbulon se ankesat se partneri është bërë më i largët nga lindja e fëmijëve dëgjohen më shumë nga burrat se sa nga gratë.

Një tjetër faktor i ndërlikuar në këtë drejtim merren edhe prindërit e moshuar, një përgjegjësi kjo që u bie më shumë grave se burrave. Prandaj, Harrsion insiston se aty “ ku ndjenjat e dashurisë janë në rënie te njëri, ose te të dy njerëzit, është e rëndësishme të përpiqeni të kuptoni se për çfarë bëhet fjalë me njëri-tjetrin, në vend që të lini pakënaqësitë të thellohen, sepse është ky anashkalim që ndikon në prishjen e marrëdhënieve afatgjata.”

Kjo mënyrë e të kuptuarit është një proces i dyfishtë, me anë të të cilit, të dy partnerët duhet të jetën të gatshme t’i shprehin ndjenjat e tyre në mënyrë të çiltër, pa e bërë tjetrin të marrë një rol defansiv, por po ashtu edhe për të qenë të gatshëm për t’i dëgjuar ankesat e tjetrit, që mbase mund të jetë e vështirë për t’i dëgjuar.

Ndonëse, kjo mund të jetë sfiduese por, mund të jetë njëra nga metodat më të dobishme për kapërcyer ato situata kur çiftet kaplohen nga krizat.  Kuptohet, se e një proces i tillë është jo pak i vështirë kur dihet se mikro-ankesat dhe mëritë e akullta, përbejnë pjesën më joseksi të martesës./Përgatiti: Afrim Kasolli

/TV Arbëria

Powered by WordPress