Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Pse gjysmëhëna me yllin është simboli i Islamit?

Pse gjysmëhëna me yllin është simboli i Islamit?

Simboli i gjysmëhënës me yllin, të pranishëm në disa flamuj të shteteve islame, daton para lindjes së Islamit që në shekullin e IV para Krishtit.

Gjysmëhëna e kuqe ishte një simbol i përdorur nga persët dhe bizantinët dhe nga këta popuj u kaloi drejtpërdrejt turqve të dinastisë selxhuke të shekullit XI-XIV dhe më pas osmanëve. Mandej, përmes osmanëve, gjysmëhëna mbërriti pothuajse e pandryshuar në flamurin e Turqisë së sotme.

Megjithatë, origjina e simbolit gjurmohet në një episod të veçantë që ndodhi në shekullin e IV para Krishtit, kur Bizanti, Kostandinopoja e ardhshme, u shpëtua nga rrethimi i Filipit II të Maqedonisë falë gjysmëhënës në qiell, e cila ndriçoi sulmuesit.

Gjysmëhëna sigurisht që i paraprin lindjes së Islamit, sepse komunitetet e para myslimane nuk kishin simbole në banderolat e tyre. Ushtritë e famshme islame, të përbëra nga 10 mijë luftëtarë, në kohën e profetit Muhamed (570-632), kur pushtuan Mekën në Arabinë Saudite, vetëm valëvitnin flamuj me ngjyra të zinj, jeshil ose të bardhë për t’u dalluar.

Themes by WordPress