Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Pse freskia në verë nis nga kyçet dhe qafa – Çfarë duhet të bëni?

Pse freskia në verë nis nga kyçet dhe qafa – Çfarë duhet të bëni?

 

Tani që temperaturat janë rritur sa më ska, njeriu duhet të jetë më i ndërgjegjshëm në lidhje me pikat kryesore të trupit që mundësojnë një freskim të shpejtë të tij.

Me siguri keni dëgjuar që nëse freskoni qafën ose kyçet me ujë të ftohtë, do të ndieni një lehtësim të shpejtë të trupit nga vapa.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë mbi pikat kryesore të trupit të cilat në kontakt me ujin freskojnë të gjithë trupin.

Cilat Janë Zonat Pulsuese Të Trupit

Si kyçet ashtu edhe qafa konsiderohen zona pulsuese për arsyen e vetme se në to enët e gjakut janë shumë pranë sipërfaqes së lëkurës e në to mund të ndieni pulsin.

Duke qenë se enët e gjakut janë shumë pranë sipërfaqes së lëkurës, këto zona shërbejnë si portë hyrëse e freskisë për gjakun dhe të gjithë temperaturën e trupit.

Pra, duke i lagur këto zona me ujë të ftohtë, mund të ndieni më pak vapë.

Megjithatë, zona e qafës  (e cila sidoqoftë mbetet më efikasja) dhe kyçeve nuk janë të vetmet pulsuese në trup.

 

Pjesa e brendshme e bërrylit dhe e gjurit, pjesa e sipërme e këmbës, pjesa e brendshme e kyçit janë gjithashtu zona pulsuese të cilat mund t’i lagni me ujë të ftohtë për freski të menjëhershme.

Pjesa e brendshme e kofshëve por edhe balli njihen si pika freskuese për organizmin.

Si Të Freskoheni Më Shpejt

Të gjithë ne kërkojmë të freskohemi sa më shpejt pasi kemi kaluar disa orë në temperatura përvëluese.

Një nga mënyrat më të shpejta për tu freskuar është që me një napë të lagur në ujë të ftohtë të fërkoni kyçet, bërrylat dhe qafën.

Mbajtja e kyçeve në ujë të rrjedhshëm për 30 seconda secilin shërben gjithashtu si mënyrë e mirë për t’u freskuar.

Në këtë mënyrë, ju gjithashtu mund të ulni tensionin e gjakut që ka tendencën të rritet nga vapa./AgroWeb.org

Powered by WordPress