Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Pse fitorja e Ramiz Lladrovcit në Drenas nuk është në interes të Albin Kurtit?

Pse fitorja e Ramiz Lladrovcit në Drenas nuk është në interes të Albin Kurtit?

Shkruan: Afrim Kasolli

Pasi e kanë humbur betejën publike si dhe nuk kanë ofruar deri më sot asnjë argument demokratike për zëvendësimin e kryetarit aktual të Drenasit Ramiz Lladrvoci me Petrit Hajdarin si kandidat të PDK-së si kandidat për kryetar të Komunës, për këto zgjedhje lokale, gjithnjë me e shumë ka filluar të sforcohet teza se rikonfrimim i Ramiz Lladrovcit edhe për një mandat katër vjeçar në krye të Drenasit është interes strategjik i Albin Kurtit .

Personalisht, në disa shkrime kam vënë në pah, se kurrë më shumë se në këto zgjedhje, nuk do të fitonte politikisht se sa duke humbur kandidati i saj zyrtar në Drenas. Asgjë nuk do t’i konvente më shumë Albin Kurti se sa disfata e Ramiz Lladrvocit.

Fillimisht, kjo do të nënkuptonte një parti që e ka më pak në radhët e saj një shembull të qeverisjes në nivel lokal sa i përket transparencës. Madje deri dje ishte edhe vetë kjo parti që krenohej më këto arritje të Ramiz Lladrrovcit, të certifikuara nga si nga institucionet vendore ashtu edhe ndërkombëtare. Në disa, paraqitje televizive, Ramiz Lladrovci ka treguar konkretisht se eliminimi i tij nga kjo garë është bërë sepse e ka transformuar Komunën e Drenasit, nga çerdhe te korrupsionit, abuzimeve, përfitimeve, dhe shfrytëzimit të pronës komunale si në bahqe te babes, nga klanet drejtuese te partisë si në nivel lokal ashtu edhe qendror për çka edhe te njëjtit janë mobilizuar kundër tij. Ai ka përmendur emra konkretë të të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtij shpërdorimi. Logjikisht sikur te mos ishin te vërteta këto pretendime të Ramiz Lladrovcit të njëjtit do të duhej ta paditnin atë për shpifje. Por asgjë konkrete nuk kemi parë në këtë drejtim. Përkundrazi, kanë preferuar heshtjen, duke përçuar mesazhin se janë duke pritur që të përfitojnë nga rasti vetëm nën llogën e partisë. E nuk ka interes më të madh për Albi Kurtin se sa ky bilanc.

Ndër arsyet që kanë quar në këtë shkarkim të Ramiz Lladrvocit janë përmendur hasmëritë e tij me kryetarin e degës së Skenderajt, Sami Lushtakun. Mirëpo, duke qenë se PDK nuk ka ndërtuar asnjë argument të qëndrueshëm publik kundër të parit, atëherë kjo do ta cenonte tej mase reputacionin e Partisë duke e transmetuar mesazhin tjetër se nuk kanë rëndësi arritjet në komunë, çmimet vendore e ndërkombëtare , por vetëm përshtatshmëria dhe subordinimi ndaj figurës se Sami Lushtakut, si parakusht për pranim politik partiak. Një pretendim ky, që Albin Kurti do ta sforconte me të madhe në pjesët tjera të Kosovës, për përfitime politike. Me këtë rast, pikërisht fitorja e Ramiz Lladrovcit do të dëshmonte se baza e PDK nuk i pranon konspiarcione të tilla nga një kryesie ilegale dhe se e dyta kjo parti mbetet pluraliste dhe kundër mendësisë së pashallëkut politik. Në këtë mënyrë do të davaritej narracioni kryesor i Albin Kurtit kundër PDK-së.

Për më shumë ajo do ta transmetonte mesazhin se e ruan vibracionin demokratik dhe se dallon nga logjika politike e Albin Kurtit. Sepse sot si kryesia e PDK-së në nivel partiak ashtu sikur Albin Kurti në nivel nacional, janë duke marrë operuar në kundërshtim me mandatin legal dhe ligjor. E kjo do t’i konvenonte më shumë se asgjë tjetër Albin Kurtit, që ta ketë një PDK që reflekton shembullin e tij politik.

Për fund, nëse ka dikush deri më sot që ka qenë imun ndaj sulmeve politike të Albin Kurtit ishte pikërisht struktura drejtuese e PDK-së, në krye me Memli Krasniqi, Uran Ismali etj. Vetëm krahasimi i sulmeve të liderit të Vetëvendosjes ndaj institucioneve juridike në raport me të parët e pasqyron faktin ku për Albin Kurtin të njëjtit paraqesin figurën ideale se si duhet të jetë opozita ndaj tij. /TV Arbëria