Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Pse është e tejkaluar strategjia e Perëndimit në raport me Kosovën?

Pse është e tejkaluar strategjia e Perëndimit në raport me Kosovën?

Shkruan: Afrim Kasolli – Vizita e Sekretarit të jashtëm, David Cameron në Prishtinë, përpos rëndësisë së veçantë për shtetin e Kosovës, u dallua edhe për deklaratat “sensacionale” të kryediplomatit britanik në mbështetje të Kosovës.

Ai e bëri të qartëm se s cili do shtet ( kuptohet këtu është fjala për Serbinë) pretendon ta sulmojë Kosovën, do të ballafaqohet edhe drejtpërdrejtë me Britaninë. Sepse është interes primar i Londrës, mbrojtja e Kosovës dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor. Për më shumë, ai tregoi se në rast të përsëritjes së sulmeve të tilla, sikur se ai 24 shtatorit, ushtarët britanik duhet të luftojnë.

Por, përtej deklarimeve në Prishtinë, i rëndësishëm mbetet edhe raportimi i kryediplomatit britanik para Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin Britanik. Gjatë këtij raportimi, përpos që u shpreh i zhgënjyer për “sjelljet e Qeverisë së Serbisë dhe njohjes së meritave për Policinë e Kosovës që ia doli ta ndalte grupin e sulmueseve të armatosur, sepse po të ishte realizuar skenari i këtyre të fundit, do të kishte një sërë sulmesh tjera ndaj stacioneve policore dhe do të vendoseshin barrikadat, lordi Cameron nuk la pa e “kritikuar” edhe qasjen e Perëndimit ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Sipas tij, strategjia e tanishme komunitetit trans-atlantik për Kosovën, është e dizajnuar para sulmit agresiv të Rusisë mbi shtetin e Ukrainës. Prandaj, “ne tani duhet të mendojmë shumë lidhur me atë se çfarë ka ndryshuar, sepse sigurisht Rusia dëshiron të bëjë më shumë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, të bëjë më shumë përmes bashkëpunëtorëve të saj, përfshirë Serbinë, t’i bëjë këto shtete, përfshirë Moldavinë më pak të sigurta. Prandaj, ne duhet të punojmë për të gjetur mënyra se si ta luftojmë këtë. Mendoj se politika jonë është e ashpër dhe realiste”.

Në këtë kontekst, nuk mund të mohohet fakti, se që nga agresioni rus mbi shtetin Ukrainës. ka pasur një angazhim më të theksuar të shteteve perëndimore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequr nga Brukseli, më qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, shumë diplomatë, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, në vazhdimësi kanë pohuar, se nëse deri para këtij invazioni, marrëveshja ndërmjet këtyre Prishtinës dhe Beogradit, ka qenë e domosdoshme, tashmë ajo është bërë edhe më e domosdoshme. Në funksion të kësaj agjende  u hartua edhe plani franko-gjerman, nga i cili kanë derivuar Marrëveshja bazë e Brukselit, ashtu edhe dakordimi për planin e sekuncimit në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Ka qenë e qartë, se intenca kryesore e shteteve të botës perëndimorë se me anë të këtij procesi, ishte tentimi për ta shkëputur me çdo mënyrë Serbinë nga orbita ruse. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Përkundrazi, Beogradi është shndërruar në vasal edhe më të dalluar të interesave të Kremlimin duke zbatuar strategjinë e tij të kaosit në qëllim politikës së jashtme për t’iu kundërvënë planeve perëndimorë për stabilizimin afatgjatë të rajonit.

Prandaj, ky fakt ka treguar katërçipërisht se strategjia e deri-tanishme perëndimorë nuk ka funksionuar,  çfarë e tha shumë qartë edhe lordi Cameron me të kthyer në Britani, për çka kërkoi edhe masa më të ashpra ndaj kësaj sjellje.

E nuk është e rastësishme që presidenti serb Aleksandër Vuciq, zgjodhi t’i kundërvihet atij pikërisht nga Shtëpia Ruse në Beograd. Duke e transmetuar kështu mesazhin, se brenda saj ndjehet si në shtëpinë e tij (home sweet home) dhe më i sigurt kundër Perëndimit, si dhe nuk e ka në plan të divorcohet nga lidhjet simbiotike më patronin e tij gjeopolitik.

/TV Arbëria

 

 

Themes by WordPress