Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pse është e papranueshme vizita e emisarit të BE-se për dialogun në Prishtinë?

Pse është e papranueshme vizita e emisarit të BE-se për dialogun në Prishtinë?

Shkruan: Afrim Kasolli

BE-ja ka kohë qe po e aplikon nje lloj sjellje recidiviste ne raport me Serbinë Për më shumë se një dekadë pas çdo afrimi të kësaj të fundit me Kinën dhe Rusinë, Brukseli është mjaftuar vetëm me thirrjet formale, por pa asnjë pasoje reale se “Serbia duhet të sillet në pajtim me parimet e përbashkëta të e politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së BE-se. Ngjashëm qenka shprehur edhe sot pasi Beogradi ka blerë raketa balistike supersonike nga Kina. Sipas Brukselit edhe kesaj rradhe se “Serbia duhet t’u shmanget varësive strategjike jashtë rrugës evropiane”. Kaq. Asgjë më shumë.

Bashkimi Evropian i ka toleruar sjelljet autokratike te Aleksandër Vuçiqit duke u nisur nga kalkulimi se me anë të tij do ta afrojë më shume Serbinë nee orbitën e tij.

Mirëpo, kjo qasje e ka inkurajuar liderin serb qe ta shndërrojë këtë shtet gjithnjë e me pak evropian me pak demokratik dhe me shumë kinez e rus.

Në këtë mënyrë është vetë BE- që e ka legalizuar edhe stagnimin e dialogut Kosovë- Serbi, sepse ka treguar se është indiferente ndaj qellimit kryesor të dialogut; agjenden evropiane të dy vendeve.

Prandaj eshte e papranueshme vizita nesër në Prishtinë e dërguarit te posaçëm te Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen lidhur me temen e fillimit te zbatimit te Ligjit per të huajt dhe për automjetet.

Nje vizitë e tillë do të kishte kuptim vetëm do të ishte në kontekst të solidarizimit me Kosovën në raport me këto sjellje militarizuese anti-evropiane të Serbisë, te cilat janë në shperputhje flagrante me parimet e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.