Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Pse është domatja pemë, ndërsa shalqiri perime?

Pse është domatja pemë, ndërsa shalqiri perime?

Ka bimë për të cilat në fillim do të mendonim që janë pemë ose perime, vetëm që në fund të na tregohet që megjithatë nuk janë siç kemi menduar. Pse vjen deri te një hutim i tillë?

Pavarësisht se në cilën pjesë të botës jetoni, pjeshka kudo konsiderohet pemë, ndërsa për shembull karota gjithmonë perime. Kjo ndarje e qartë vlen për një shumicë të madhe të pemëve dhe perimeve dhe është tërësisht e kuptueshme.

Nëse e shikojmë diagramin e Venit të pemëve dhe perimeve, do të vëreni që dy rrathët përputhen në një pjesë të konsiderueshme të tyre, ndërsa në mes të kësaj ndarjeje qëndron domatja. Arsyeja e këtij konfuzioni qëndron në faktin që definicioni “pemë” dhe “perime” trajtohet më ndryshe në botanikë se sa në kuzhinë.

Pema është strukturë farore e cila zhvillohet nga lulja e fertilizuar, derisa perimet krijohen nga pjesët tjera të bimës, si rrënja dhe gjethet. Pra  mollët, kungujt dhe domatet janë pemë, ndërsa rrepa, patatet dhe shalqiri perime.

Kjo ndarje është shumë më e ndryshme kur e shikojmë nga aspekt kulinar. Shumë ushqime të cilat në aspektin botanik paraqesin pemë në kulinari konsiderohen perime, ndërsa domatet, specat, kungujt e njomë dhe kastravecët janë vetëm disa syresh.

Powered by WordPress