Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pse ende aktive zjarret në fshatin Babaj të Bokës?

Pse ende aktive zjarret në fshatin Babaj të Bokës?

Qe gjashtë ditë po digjen malet rreth fshatit Babaj i Bokës në Gjakovë.

Një pjesë e konsiderueshme e zonës malore  shihet se është djegur krejtësisht.

Madje edhe të hënën, flakët ishin të mëdha, saqë nuk i shpëtuan as pemët.

E një banor i një qyteti të Shqipërisë po thotë se zjarri fillimisht ka nisur në shtetin shqiptar.

Problem i madh krahas djegies së tokës është edhe tymi i madh i cili po paraqet telashe për banorët e këtushëm.

Megjithatë, komandanti i zjarrfikësve në Gjakovë tregon përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe thekson që presin që flakët ti shuajnë në tërësi së shpejti.

“Ditën e shpërthimit të zjarrit, policia për rajonin e Gjakovës kishte njoftuar se zjarrfikësit kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe atyre iu kanë dalë në ndihmë edhe pjesëtarë të KFOR-it në përpjekje për shuarjen e zjarrit”, tha komandanti i zjarrfikësve në Gjakovë, Xhevdet Brahimaj.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga Policia në rajonin e Gjakovës për këtë çështje, por ata kanë thënë që për këtë temë janë përgjegjës zjarrfikësit.

Zakonisht në sezonin e verës ka një numër të madh të zjarreve ku përfshihen kryesisht pjesët malore.