Që të dy ndeshjet e ditës së sotme në Euro 2024 do të luhen në të njëjtin orar diçka që i ka hutuar tifozët, por që një arsye mjaft interesante fshihet prapa kësaj.
Euro 2024 tanimë ka filluar të marrë formë pasi ekipe si Gjermania, Portugalia dhe Spanja e kanë siguruar një vend në mesin e 16 kombëtareve më të mira, teksa ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur.
Sot, nikoqiri Gjermania do të luajë ndaj Zvicrës me fillim nga ora 21:00 në Frankfurt. Në të njëjtën kohë, por në Stuttgart, Skocia do të përballet me Hungarinë dhe ka një arsye pse UEFA ka vendosur që ndeshjet të luhen në të njëjtin orar.
Gjithçka rrjedh nga Botërori i vitit 1986, ku një incident i njohur me emrin “Turpi i Dijonit” kishte ndodhur.
Gjermania Perëndimore luajti ndaj Austrisë ndeshjen e tyre të fundit në fazën e grupeve ndërsa Algjeria u përball me Kilin.
Algjeria e mposhti Kilin me rezultat 3-2, duke i vendosur ata para Gjermanisë Perëndimore në grup para ndeshjes së tyre.
Por pasi Algjeria luajti një ditë para Gjermanisë Perëndimore, do të thotë se vendet fqinje evropiane e kanë ditur se një fitore për gjermanët me një ose dy gola do të siguronte kualifikimin e të dyjave, duke eliminuar shtetin afrikan.
Çfarë duhet të bëjnë kombëtaret për të kaluar grupet në Euro 2024 – rregullat e kualifikimit të detajuara
Lexo po ashtu
Çfarë duhet të bëjnë kombëtaret për të kaluar grupet në Euro 2024 – rregullat e kualifikimit të detajuara
Horst Hrubesch shënoi golin e vetëm teksa Gjermania Perëndimore korri fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Austrisë.
Pas përfundimit të takimit, Algjeria hartoi një ankesë në FIFA, e cila iu kundërpërgjigj duke thënë se Gjermania dhe Austria nuk kanë thyer rregullat.
Që prej Botërorit të vitit 1986, të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit në grupe janë luajtur në të njëjtin orar për të evituar ngjarje të tilla.
UEFA e shtoi këtë rregull në të gjitha edicionet e Euro-s dhe Ligës së Kampionëve, për të evituar ndonjë mundësi të fiksimit të ndeshjeve./Telegrafi/