Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Pse duhej të pajtohet presidenti Putin për të kundërtën e asaj që ka luftuar?

Pse duhej të pajtohet presidenti Putin për të kundërtën e asaj që ka luftuar?

Përgatiti: Afrim Kasolli

 

Sa më shumë që po bëhen publike detajet e bisedave mbi planin  paqësor për fundin e luftës në Ukrainë, aq më e vagullt po shfaqet kjo mundësi.  Si shans për jetëgjatësinë e paqes po përmenden garancionet amerikane për këtë të fundit.  Sipas presidenti Trump , lideri rus Vladimir Putin, është pajtuar për këtë solucion. Mirëpo, asgjë konkrete s’është shpalosur deri më tani se si konkretisht do të dukej kjo “aleancë e re” e ushtarake ndërmjet Kievit dhe Perëndimit, për t’u mbrojtur nga ndonjë agresion eventual në të ardhmen nga Moska.

 

Kryeministrja Italiane, Giorgia Meloni, ka propozuar një lloj modeli sipas nenit 5 të traktatit të NATOS-së. Kuptohet, jashtë strukturës trans-atlantike, por duke imituar këtë formë të sigurisë kolektive. Megjithatë, siç shkruan, mediumi CNN, presidenti Putin, është duke e zhvilluar një luftë, për të shtypur aspiratat për anëtarësim në NATO. Prandaj, pse duhet ta pranonte një aranzhim që i ofron Ukrainës një status që është simulim i kësaj aleance?

 

Për më tepër, sa serioze do të ishte një garancion i tillë. A do munden që nesër shtetet evropiane  të luftonin kundër Rusisë në mbrojte të Ukrainës? Në fund të fundit, i gjithë ankthi dhe shqetësimi si i BE-as ashtu edhe i SHBA-së, ka qenë se si të shmanget përplasja me një Rusi të stërmbushur me armë bërthamore.

 

Dhe për fund a do të mundet që presidenti Trump ta fitojë konsensusin e bazës së tij elektorale të “MAGA-as” për një involim më të madh të SHBA-ve, në politikën ndërkombëtare, kur ai ka ardhur me premtimin për ta reduktuar atë?