Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur, ç’po ndodh me përmbytjet në Itali?

Vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si...

Murati: Ekonomia me rritje për 4.27% në tremujorin e dytë, ulet dhe inflacioni

  Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ekonomia...

Nis votimi i hershëm në tri shtete amerikane

  Në tri shtete amerikane ka nisur votimi i parakohshëm...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pse disa njerëz nuk i durojnë dot *voice messages*?

Extra AL PVC

Njerëzit ndahen në dy grupe: Ata që dërgojnë pafundësisht voice messages dhe ata që nuk i durojnë dot. Sigurisht, të dyja grupimet mund të ekzistojnë së bashku, pasi i pari dërgon voice dhe i dyti bën sikur i dëgjon ato (të gjithë e kemi bërë, mos u ndje në faj). Por, pse disa njerëz e kanë kaq bezdi dëgjimin e mesazheve zanore?

Ka disa arsye, rrofshi që pyetët!

E para, lidhet me mendimin se të dërgosh mesazhe është shuuuumëë më mirë. Ka njerëz introvertë, të cilët gjejnë mesazhet me shkrim si një mënyrë shumë të mirë komunikimi dhe mendojnë se gjithçka mund të thuhet përmes fjalëve.

E dyta, sepse në shumë raste, njerëzit mund të dërgojnë voice messages duke ecur dhe imagjino sa e bezdi krijon dëgjimi i frymëmarrjes së një personi që mund të jetë duke nxituar, ose ta rikthesh mesazhin mbrapsht për të dëgjuar një fjalë se ndoshta e ke humbur fillin.

Një tjetër arsye mund të jetë se përmes voice messages humbet e bukura e komunikimit me shkrim, i cili është një komunikim i heshtur dhe i këndshëm për ca njerëz, duke i lënë pas pasthirrmat, bisedat me zë të lartë, apo edhe telefonatat e panevojshme.

Por, të mos harrojmë edhe që personi që çon voice message mund të thotë gjëra që nuk duhet t’i dëgjojnë të tjerët, ndaj automatikisht, personit që i bie taksirati ta dëgjojë mesazhin, duhet të nxitojë për të marrë kufjet. Presioni shtohet kur është një thashethem ose një situatë urgjente.

Hmmm, por për ca njerëz, mund të duket edhe si një dëshirë e ethshme e njerëzve që dërgojnë voice messages, për të dëgjuar veten dhe zërin e tyre. Nejse, e gjithë ideja është që njerëzit nuk janë të njëjtë dhe ka ca që nuk duan fare ta shkarkojnë dhe dëgjojnë një voice messages. Ju që i dërgoni, ose përshtatuni me ta, ose jini okay me faktin që ato mesazhe humbin nëpër biseda dhe janë histori të çuara dëm.

spot_img

Të fundit

Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur, ç’po ndodh me përmbytjet në Itali?

Vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si...

Murati: Ekonomia me rritje për 4.27% në tremujorin e dytë, ulet dhe inflacioni

  Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ekonomia...

Nis votimi i hershëm në tri shtete amerikane

  Në tri shtete amerikane ka nisur votimi i parakohshëm...

Musliu: Kurti ka dështuar në detyrat dhe përgjegjësitë, po e përdor Veriun si ‘karrotë’ për elektoratin dhe militantët!

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, thotë...

Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur, ç’po ndodh me përmbytjet në Itali?

Vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si pasojë e reshjeve dhe stuhive në Itali. Më e prekur është zona e Emilia Romagna,...

Murati: Ekonomia me rritje për 4.27% në tremujorin e dytë, ulet dhe inflacioni

  Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar me rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit. Sipas Muratit, rritja...

Nis votimi i hershëm në tri shtete amerikane

  Në tri shtete amerikane ka nisur votimi i parakohshëm për zgjedhjet presidenciale. Votimi i hershëm për zgjedhjet presidenciale në SHBA ka filluar në Minnesota, Dakotën...