Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pse dështoi seanca gjyqësore për punëtorin që vdiq në vendin e punës?

Pse dështoi seanca gjyqësore për punëtorin që vdiq në vendin e punës?

Pse dështoi seanca gjyqësore për punëtorin që vdiq në vendin e punës?
20 janari i vitit 2020 ishte tragjik për Eduart Xhelilaj.

Ky i fundit humbi jetën në vendin e tij të punës në këtë fabrikë të çimentos në Han të Elezit.

E të martën, familjarët e 34 vjeçarit të ndjerë erdhën nga Shqipëria në Kosovë.

Kjo pasi në Gjykatën Themelore në Kaqanik në ora dhjetë ishte caktuar një seancë gjyqësore për të kërkuar kompensim material për familjarët e të ndjerit.

Por në gjykatore nuk u panë edhe përfaqësuesit e dy kompanive të paditura, përgjegjëse për vdekjen e Xhelilajt.

“Nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e seancës…Seanca e sotme shtyhet…”.

E të dëshpëruar me mungesën e të paditurve u shprehën familjarët e Eduart Xhelilaj.

“Kërkojmë seriozitet të kësaj çështjeje se është humbje jete. Pra një 34 vjeç në vendin e punës duke ardhur që kërkon për të punuar për të mbajtë familjen. Duhet të paktën të kishin masat e sigurisë në atë vend pune”, tha bashkëshortja e të ndierit.

Por Bora Hodaj thotë se beson në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Ka qenë shumë e vështirë dhe vazhdon të jetë por mendoj kemi një fëmijë që tani është pesë vjeç e gjysmë dhe mendojmë se drejtësia do vihet në vend dhe ai të marrë çfarë i takon nga i ati”, tha ajo.

E avokati i familjes shpreson që ish punëdhënësit e të ndjerit do të paraqiten në seancën e ardhshme.

Në procedurë penale, përgjegjësit e kompanisë Koel SHPK në Shqipëri e kanë pranuar fajin, me ç’rast kompania është dënuar me 10 mijë euro kompensim, ndërkaq inxhinieri i kësaj kompanie është dënuar me gjashtë muaj burgim.

Ndërsa tani në procedurë civile ndaj kompanisë “Sharrcem” të Hanit të Elezit kërkohet kompensim material për familjarët e të ndjerit.

Ndaj kësaj të fundit, tëvë1 ka tentuar që të marrë një qëndrim për këtë çështje, mirëpo të njëjtit nuk u përgjigjën.

34-vjeçari kishte rënë nga 40 metra lartësi në silosin e fabrikës së çimentos në Han të Elezit, në janar të vitit 2020.