Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Pse dëgjimi i muzikës është çelësi për shëndet të mirë?

Pse dëgjimi i muzikës është çelësi për shëndet të mirë?

Pa diskutim dëgjimi i muzikës së preferuar ju sjell në humor të mirë. Por shkencëtarët tashmë po shohin se muzika mund të bëjë më shumë se sa t’ju ngrejë humorin. Kërkimet tregojnë se ajo ka shumë të mira shëndetësore.

Studimet më të fundit nga Austria tregojnë se dëgjimi i muzikës ndihmon pacientët me dhimbje kronike të mesit. Një studim i fundit nga “Mind” tregoi se pas këshillimit, terapitë e grupit si muzikoterapia apo artterapia ishin më të mira.

Dhimbjet e vazhdueshme të mesit

Muzika ndikon në sistemin nervor. Sipas një studimi, ky sistem (që përfshin ndjenjat dhe emocionet) është tepër i ndjeshëm ndaj muzikës.

Kur luhen ritme të qeta, presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës ngadalësohen, duke na ndihmuar të marrim frymë më avash dhe duke relaksuar kështu tensionin e muskujve në qafë, shpatulla, stomak dhe kurriz. Ekspertët thonë se veç tensionit fizik, muzika ndihmon edhe në tensionin psikologjik. Me fjalë të tjera, kur kemi dhimbje, ndihemi të trembur, të frustruar dhe të acaruar, e cila tensionin qindra muskuj në kurrizin tonë. Dëgjimi rregullisht i muzikës e qetëson trupin tonë fizikisht dhe mendërisht, dhe si rrjedhojë, ndihmon në qetësimin dhe parandalimin e dhimbjes së shpinës.

Përmirëson stërvitjen

Ekspertët thonë se dëgjimi i muzikës gjatë ushtrimeve bën që të keni performancë më të mirë. Shkencëtarët shprehen se muzika rrit qëndrueshmërinë, ju përmirëson humorin dhe mund t’ju shpërqendrojë nga parehatia e përjetuar gjatë stërvitjes.

Rënia e kujtesës

Për shumë njerëz që vuajnë nga humbja e kujtesës, gjuha bëhet e pakuptueshme. Muzika mund të ndihmojë pacientët të kujtojnë pjesë muzikore apo këngë për t’u lidhur me historinë e tyre. Kjo ndodh për shkak se pjesa e trurit që përpunon muzikën ndodhet pranë pjesës së kujtesës./Shendeti/

Powered by WordPress