Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Pse Danimarka u kualifikua nga vendi i dytë para Sllovenisë? 

Pse Danimarka u kualifikua nga vendi i dytë para Sllovenisë? 

Danimarka e siguroi kualifikimin direkt në fazën me eliminim të Euro 2024 pas barazimit të tyre me rezultat 0-0 me ekipi nga shteti gjenocidal dhe matematikat mbrapa kësaj janë të jashtëzakonshme.

Ky barazim ishte i mjaftueshëm që danezët të përfundojnë mbi Slloveninë e vendit të tretë, të cilët po ashtu barazuan me rezultat 0-0 ndaj Anglisë në Koln.

Barazimi i Anglisë bëri që ata ta përfundojnë grupin me pesë pikë dhe të kualifikohen si lider me Danimarkën të dytën dhe Slloveninë të tretën.

Danimarka dhe Sllovenia nuk mund të ndaheshin në pikët e fituara, pasi të dy ekipet kombëtare kishin marrë tri pikë pas tri ndeshjeve të luajtura.

Këto tri barazime kishin bërë që të dyja të kishin po ashtu goldallimin e njëjtë dhe numrin e njëjtë të golave të pësuar (dy) – dy metrikat kryesore të UEFA-s për të

përcaktuar se kujt i takon pozita më e lartë.

UEFA pastaj shikon numrin e kartonëve të verdhë, por të dyja ekipet kombëtare kishin regjistruar numrin e njëjtë të kartonëve të verdhë gjatë tri ndeshjeve (gjashtë kartonë).

Sipas gazetarit Will Jeanes, Danimarka përfundoi e dyta për shkak të pozitës më të lartë në renditjen e kualifikueseve për Kampionat Evropian.

Çuditërisht, Danimarka dhe Sllovenia ishin pozicionuar në të njëjtin grup kualifikues dhe të dyja e kishin përfunduar me nga 22 pikë.

Për ta bërë këtë rast edhe më të jashtëzakonshëm, rekordi i tyre i golave ishte po ashtu shumë i ngjashëm.

Danimarka shënoi 19 gola në krahasim me Slloveninë që shënoi 20, por kjo e fundit pësoi nëntë gola në krahasim me 10 sa pësuan danezët.

Por teksa Sllovenia kishte goldallimin më të mirë, vendi i dytë i takoi Danimarkës për shkak të ndeshjeve kokë më kokë mes dy ekipeve kombëtare.

Danimarka kishte marrë katër pikë nga dy ndeshjet  me Slloveninë, duke fituar njërën me rezultat 2-1, ndërsa Sllovenia kishte marrë vetëm një pikë.

Është interesante se nëse këto skuadra do të kishin luajtur me njëra-tjetrën në xhiron e fundit të grupeve në Euro 2024 dhe do të kishin luajtur baras, atëherë do të shkonin në penallti.

Powered by WordPress